Pamja duket paska e çuditshme, por këta studentë kinezë me durim të plotë u bënë rend njëri pas tjetrit dhe kështu thyen rekordin në domino-efektin me trupa njerëzor.
Tema e këtij grumbullimi ka qenë “Përqafo natyrën, puthe barin” ndërsa ngjarjen e kanë mbështetur edhe qytetarët të cilët shprehën gatishmërinë të angazhohen në këtë projekt, njoftuan mediat kineze.
Tentimi për të thyer rekordin ndodhi në qytetin Ordos, i cili gjendet në krahinën autonome kineze të Mongolisë.Për ta thyer rekordin atyre iu nevojitën një orë e dhjetë minuta.