Ndërsa afati për instalimin e kasave fiskale ka përfunduar më 31 dhjetor, vetëm 27 për qind e bizneseve janë pajisur me to. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kasat janë instaluar te 21 600 subjekte, nga rreth 80 mijë që janë gjithsej në shkallë vendi. Administrata tatimore do të vijojnë kontrollet, duke vendosur gjoba te subjektet pa kasë fiskale.