Lajme Sportive-E dashura e kapitenit të Real Madridit, Iker Casillas, ka kritikuar bashkëlojtarin e këtij të fundit Cristiano Ronaldo.
Reporterja sportive Sara Carbonero e ka quajtur Ronaldon “egoist” kur ka analizuar lojën e anësorit gjatë një emisioni televiziv.
“Cristiano Ronaldo ka qenë thjesht egoist dhe individualist në fushë dhe, mirë, kjo është arsyeja se pse Real Madridi nënshkroi me të. Ajo çfarë është e vërtetë është se ai nënshkroi për 96 milionë euro, por pasi ka luajtur mirë, mund t´ia falim këtë”, ka thënë Carbonero. /Telegrafi/
http://shqiplajme.com/e-dashura-e-casillas-kritikon-ronaldon/