Përfaqësuesja e Koresë së Jugut në garat e skermës, Lam Shin, ka refuzuar të pranojë të ashtuquajturën medalje “ngushëlluese” për korrektësi në Lojërat Olimpike.
Medalja i është ofruar asaj si kompensim për shkak të dëmtimit që i është bërë pas vendimi të gjyqtarit për të shpallur fituese kundërshtaren e saj, garuesen gjermane.
Federata Ndërkombëtare e skermës njoftoi se dëshiron ti japë garueses nga Koreja e Jugut, “një medalje të veçantë, për ‘Fair Play’ në ndeshjen kundër gjermanes, Grave Brite Heidemann, por koreanojugorja nuk e pranon.
“Unë nuk do të ndjehen më mirë, sepse ajo nuk është medalje. Unë nuk do ta pranoj rezultatin e kësaj ndeshje, sepse unë besoj se gjyqtari ka gabuar,” u tha medieve britanike, Lam.
Kur rezultati ishte 5:5, e cila garuesen nga Koreja e Jugut e dërgonte në finale, ora është kthyer për një sekondë mbrapa pas një vendimi të gjykatëses, Barbara Car të Austrisë. Ajo u pasua nga tri përpjekje të dy garuesve për të regjistruar një pikë, të cilën e arrriti Heidemann.