Futbollisti i kombetares shqiptare Edgar Çani çmend futbollin polak dhe mediat vendase.
Ne fakt sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk eshte vene ne qender te vëmendjes per aftësitë e tij, por per pagen e tij ne skuadrën Polonia Varshava. Sikurse citojnë gazetat polake si “Gazeta Wymborszka” dhe gazeta “Fakt” 23-vjeçari shqiptar eshte futbollisti me i paguar i Polonise, duke marrë 30 mije euro ne muaj, raporton Vizion +.
Portalet polake ironizojnë edhe me faktin se Çani, edhe pse jo vendas, ka fituar zemrën e pronareve te klubit, por edhe te trajnerëve. Por pavarësisht kësaj, kontrata e Çanit me klubin përfundon në vitin 2015 dhe drejtuesit e klubit tashmë janë shumë të shqetësuar për situatën. Ata kanë ndërmend të prishin kontratën me lojtarin në mënyrë që mos të vazhdojnë të paguajnë një pagë të tillë në këtë kohë të krizës së madhe”, shkruan njëra prej gazetave polake.
Aktualisht 23-vjeçari shqiptar eshte pezulluar nga ekipi i tij per shkak te nje zenke me nje prej lojtareve te tjere te ekipit, ndoshta sikurse aludojnë mediat vendase, pikërisht per pagën e tij te majme.