Edmond Koseni shpallet i pafajshem pas 11 vitesh

Edmond Koseni

Ish-drejtori i Policisë së Qarkut të Elbasanit, Edmond Koseni ka fituar pas 11 vitesh betejën për drejtësi me shtetin e shqiptar. Ai është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në Tiranë për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Sipas vendimit të marrë nga trupi gjykues i përbërë nga Edlira Petri, Gjin Gjoni dhe Zamir Poda, Edmond Koseni shpallet i pafajshëm dhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë detyrohet t’a rikthejë dhe sistemojë në punë këtë shtetas në rolin Drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit. Jo vetëm kaq, por Kosenit duhet t’i paguhet paga si punonjës policie që nga koha e pezullimit nga detyra (u pezullua në dhjetor të vitit 2001).

Edmond Koseni u bë i famshëm dhe tepër i njohur si një nga drejtuesit më aktivë të policisë shqiptare gjatë periudhës, kur vendi ynë u përfshi nga trazirat e vitit 1997 e në vazhdim. Ai u shqua për luftën e jashtëzakonshme që u shpalli bandave të armatosura që terrorizuan vendin tonë dhe sidomos rajonin e Shqipërisë së Mesme.

Comments are closed.