Ekspertët për integrimin europian në Kosovë thonë se për shkak të përjashtimit nga liberalizimi i vizave me BE-në, viti 2011 do të karakterizohet me izolimin e Kosovës. Megjithate, ministri për Integrimin në largim, Besim Beqaj ka thënë se gjatë këtij viti institucionet kosovare do të përmbushin të gjitha kriteret e vëna nga Brukseli për t’i prezantuar ato në fillim të vitit 2012.