Home Aktualitet Ekstremistët grekë kërcënojnë regjisorin shqiptar Laert Vasili

Ekstremistët grekë kërcënojnë regjisorin shqiptar Laert Vasili

275
0

3Shfaqjet e ekstremizmi po marrin përmasa alarmante në Greqi, dhe këtë radhë janë drejtuar edhe kundër artit. Pre e ekstremistëve grek ka rënë edhe aktori dhe regjisori shqiptar Laert Vasili, për shkak të një pjese teatrale që ka dashur të vërë në skenë me titull ‘Corpus Chris’.

Ajo ka ngjallur reagimin e fanatikëve fetarë, të cilët janë mbledhur përpara teatrit ku do të vihej në skenë pjesa dhe kanë hedhur parulla ekstremiste ndaj regjisorit shqiptar, madje duke e kërcënuar me jetë.

Një turmë e vogël njerëzish, të udhëhequr nga anëtarë të partisë neonaziste greke, Agimi i artë, kanë kërkuar mosvënien në skenë të pjesës teatrale, e cila sipas tyre fyen Krishtin dhe fenë e krishterë. Por kjo gjë është mohuar në mënyrë kategorike nga regjisori Vasili, i cila ka theksuar se pjesa lidhet më shumë se kurrë me realitetin dhe në qendër të saj është nevoja për një udhëheqës të përjetshëm.

Shfaqjet ekstremiste të Agimit të artë në Greqi janë shtuar shumë kohët e fundit, veçanërisht ndaj shtetasve me kombësi jo greke, që janë bërë shpesh pre e dhunës apo kërcënimeve të neonazistëve grekë.

Poster i shfaqjes
Poster i shfaqjes
Regjisori, Laert Vasili
Regjisori, Laert Vasiliv
21