Home Aktualitet Elhaida Dani kengetarja shqiptare në “The voice of Italy”

Elhaida Dani kengetarja shqiptare në “The voice of Italy”

299
0

elhaida dani the voice of italyKëngëtarja shqiptare Elhaida Dani, ka mahnitur jurinë e “The voice of Italy” dhe publikun,  19 vjeçarja . Me interpretimin e këngës “Mama knows best” Kengetarja shqiptare, Elhaida Dani ngriti në këmbë jo vetëm publikun italian, por edhe anëtarët e jurisë së “The Voice”. Të mahnitur e të ekzaltuar nga fuqia dhe bukuria e zërit të këngëtares shqiptare, të mëdhenjtë e muzikës italiane, Raffaella Carra, Ricardo Cocciante dhe anëtarët e tjerë të jurisë nuk i kursyen fjalët për 19 vjeçaren nga Shqipëria duke e cilësuar atë një “uragan”, “shkatërruese”, “të madhe”, “fantastike”, “një fuqi të natyrës” dhe më pas “luftuan” me njëri-tjetrin për ta marrë atë nën “kujdestarinë” e tyre. Tepër e emocionuar dhe shumë modeste, Elhaida Dani zgjodhi Ricardo Coccianten, për të vazhduar rrugën e bukur në këtë spektakël, të pëlqyer shumë tashmë edhe në Shqipëri. Raffaella, pas zgjedhjes së trajnerit nga Elhaida, tha: Mister Cocciante, keni marrë në skuadër një bombë.

Elhada Dani shqiptoi me zë të brishtë “Jam Elhaida dhe vij nga Shqipëria”.

Elhaida Dani, është tashmë shumë e njohur në Shqipëri nga interpretimi i këngës, me të cilën mori çmimin e parë në “Top Fest 9″.