Emrat e Ministrave shqiptar te qeverise se re Rama – Ja kush jane ministrat e qeverise se re ne pushtet.
“Qeveria e re do të jetë mishërim i boshtit strategjik të aleancës për Shqipërinë Evropiane, pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në vendimmarrje”, tha Rama.
Me tej, kryeministri i ardhshëm tha se “Shqiptarët nuk na votuan për të ndërruar një kryeministër me një tjetër por për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë, sjelljen e kryeministrit dhe ministrave me publikun dhe të vërtetën”.
90 % e ministrave ulen për herë të parë në karrigen ministrore teksa numri i grave ministre është më i madhi që ka pasur ndonjëherë qeveria shqiptare.
STRUKTURA E QEVERISE “RAMA” (2013 – 2017)
Kryeministri Edi Rama
Zv/Kryeministri Niko Peleshi
MINISTRITE:
1. Ministria e Financave – Shkëlqim Cani
2. Ministria e Brendshme – Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes – Mimi Kodheli
4. Ministria e Jashtme – Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit – Klajda Gjosha
6. Ministria e Drejtësisë – Nasip Naço
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes – Arben Ahmetaj
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë – Damian Gjiknuri
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit – Edmond Haxhinasto
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës – Eglantina Gjermeni
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave – Edmond Panariti
12. Ministria e Shëndetësisë – Ilir Beqja
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit – Lindita Nikolla
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë – Erion Veliaj
15. Ministria e Kulturës – Mirela Furxhi
16. Ministria e Mjedisit – Lefter Koka
MINISTRAT E SHTETIT:
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike – Ilirjan Celibashi
18. Ministër për Çështjet Vendore – Milena Harito
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – Blend Cuci
Jashtë qeverisë mbetet Spartak Ngjela, pavarësisht marrëveshjes parazgjedhore. Po ashtu jashtë qeverisë mbetet edhe PBDNJ-ja e Vangjel Dules dhe demokristianët e Frrokut./Start/