
Peshengritsi shqiptar, Erkand Qerimaj pezullohet me 4 vjet perjashtim nga cdo aktivitet sportiv ne peshengritje.
Erkand Qerimaj, duke e cilesuar te padrejte vendimin e Federates Boterore te Peshengritjes per pezullimin e tij per 4 vjet, ka deklaruar se do ta apeloje ate deri ne KAS, duke kerkuar uljen e denimit.
Ne nje konference per mediat, shoqeruar nga trajneri i tij, Qerimaj ka bere me dije se do e dergoje ceshtjen ne Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, ne te cilen do te kerkoje ulje të dënimit.
Ai kerkoi ndihmën e shtetit shqiptar, në mënyrë që të përfaqësojë vendin në Lojrat Olimpike 2012, ndersa ka thene se ceshtjes gjyqesore do t’i shkoje deri ne fund.
Feredata Boterore e Peshengritjes ka vendosur te pezulloje per 4 vite nga gjithe aktivitetet peshengritesin shqiptar Erkand Qerimaj, te cilit i hiqet edhe titulli kampion europe.
Vendimi i Federates qe e perjashton Qerimajn deri më 22.05.2016, vjen pasi ai rezultoi pozitiv me “Methyl hexaneamine” gjatë garimit në Europian.
Në këtë mënyrë kampioni shqiptar Erkand Qerimaj nuk do të mund të përfaqësojë Shqipërinë në lojrat olimpike të 2012.
Sipas një shkresë të dërguar me 4 maj të këtij viti, në adresë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Federata Botërore e këtij sporti njofton, se pas testeve të bëra, në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes “Metyl hexanamine” e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011.
Sipas udhëzimeve të Federatës Botërore substanca të kësaj familjeje gjendet në nutrientet ushqimore, në mënyrë tipike ato që janë të dizenjuara për të rritur enegjinë, apo për humbjen e peshën.