Një tjetër futbollist i kombëtares shqipare, Ervin Bulku, që prej janarit të 2010-ës kishte mbetur pa u aktivizuar, bëhet me skuadër. 29-vjeçari ka nënshkruar me Hajdukun e Splitit, skuadër e njohur kroate, një kontratë 1-vjeçare, me të drejtë rinovimi një vit tjetër, në bazë të së cilës do të përfitojë 150 mijë euro në sezon. Në fakt bisedimet mes drejtuesve të Hajdukut dhe menaxherit të Bulkut kanë nisur prej javësh, por janë përmbullur vetëm pasi futbollisti shqiptar u shkëput juridikisht nga Dnjepro e kampionatit ukrainas, që kishte kartonin e mesfushorit shqiptar. Nga futbollistët e kombëtares shqiptare aktualisht vetëm fantazisti Ervin Skela ka mbetur pa skuadër. Pak ditë më parë Jahmir Hyka, ish lojtar i Maincit, nënshkroi me Panionosin në Greqi.
http://www.sportishqiptar.com.al/ervin-bulku-firmos-me-hajdukun-e-splitit/