Shkencëtarë në Hannover kanë shpikur një pajisje të re . Pompa implantohet nën lëkurë njësoj si Peismeker.
Është vetëm 5 cm e gjatë dhe ka një diametër prej 1.4 cm. Së pari kjo pajisje me emrin Synergy Pocket Circulatory Device u implantua pas dy infarktesh, tek një pacient 60 vjeçar me insuficiencë të rëndë kardiake.
Aparatura përmirëson funksionin e zemrës me rreth një të tretën dhe përmirëson cilësinë e jetës të pacientit, – sipas mjekëve të Klinikës për kirurgjinë e zemrës, toraksit dhe të enëve të gjakut në Hannover.