Falimenton Ambasada Shqiptare në SHBA

Letrafalimenton ambasada shqiptare ne shbaAmbasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është praktikisht e falimentuar. Alarmin e ka dhënë pak ditë më parë ambasadori ynë në SHBA, Gilbert Galaxhi, përmes një letre të 3 marsit 2013 që ia ka drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu, ministrit Edmond Panariti e Kryeministrit Sali Berisha. Lidhur me këto shqetësime, ambasadori ynë i është drejtuar edhe komunitetit shqiptar në SHBA.

LETRA

Në letrën prej 7 faqesh të siguruar nga gazeta “Panorama” thuhet: “Pasi kam analizuar buxhetin e vitit 2013 për ambasadën, mund t’ju them me bindje që në fillim se ky buxhet është fiktiv dhe i parealizueshëm. E thënë ndryshe, është ngecje e përgjegjësisë nga ju tek ambasadori. Është ‘larje duarsh si Ponc Pilati’, në një farë mënyre duke na thënë: ‘Këto fonde keni, vrafshi veten tani atje ku jeni’”, shkruan ambasadori shqiptar në SHBA. Gilanxhi shprehet më tej se Ambasada jonë në SHBA, e cila është një nga më të rëndësishmet që ka Tirana zyrtare, është lënë pa shofer, pa sekretar teknik dhe pa pastrues. Sipas tij, ky është një rast unikal kur një ambasadë në Uashington mbetet pa shofer. “Në mënyrë të pakuptueshme, politikisht e diplomatikisht të pajustifikuar, ‘është vënë karroca përpara kalit’. Fatkeqësisht është harruar fare se pse kemi ambasadë në SHBA??? Për të paguar faturat e detyrueshme (edhe për këto, veprimet aritmetikore nuk dalin)??? apo për të punuar e përfaqësuar interesat e Shqipërisë në SHBA? Praktikisht, ambasadat janë kthyer në funksion të zgjidhjes së ‘halleve’ tuaja apo të Drejtorisë së Financës, kur duhet të jetë krejtësisht e kundërta”, shton ambasadori Galanxhi. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për vitin 2013 buxheti i Ambasadës në SHBA për qiratë është 176 mijë dollarë. Por ambasadori thotë se pagesat faktike për qiranë e zyrave dhe banesës së tij dhe të tre diplomatëve janë 15 437 dollarë në muaj, ose 185 mijë USD në vit. Në fund ai e mbyll letrën e tij duke thënë: “Ju lutem, më autorizoni me shkrim, z. sekretar i Përgjithshëm, që të mos dal nga zyra, ose më saktë, të mos dal nga rezidenca, pasi në jetën reale, me minus një mijë dollarë, nuk mund të bëhet asgjë”.

Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/03/09/falimenton-ambasada-shqiptare-ne-shba/#ixzz2N2Lp1oSC

Comments are closed.