Home Aktualitet Familja nga Peqini në varferi ekstreme, apel për ndihmë

Familja nga Peqini në varferi ekstreme, apel për ndihmë

394
0

Një çift me aftësi të kufizuara në fshatin Shezë të nënprefekturës së Peqinit jeton në mjerim ekstrem.

Kryefamiljari Ilir Tabaku dhe bashkëshortja e tij Meleqe jetojnë në një banesë tejet të amortizuar, ku mungojnë plotësisht kushtet më minimale. Ata nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar dhe mbijetesa e tyre dhe e dy fëmijëve varet vetëm nga pagesa prej 93 mijë lekësh të vjetra, që përfitojnë si invalidë.

“Jetoj vetë i katërt përjashta, i kam kërkuar ndihmë kryetarit të komunës, ai na çoi në prefekturë në Elbasan, atje nuk gjetën letra. I kërkoj ndihmë shtetit të vijë të na shikojë, të na verifikojë për gjendjen e rëndë që kemi”, shprehet gruaja.