Home Edukate islame Fatkeqesite ne kendveshtrimin Islam

Fatkeqesite ne kendveshtrimin Islam

601
0

Si ti kuptojme fatekeqesite qe e godasin njeriun. Pse Zoti i denon disa njerez dhe disa te tjere nuk i denon.

Sprovat apo fatkeqesite ballafaqohen nga besimtarët

I Dërguari i Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur Allahu don t’i bëjë mirë një robi, Ai shpejton ta dënojë atë në këtë botë. Dhe kur Allahu don t’i bëjë keq një robi, Ai ia shtyn dënimin deri në Ditën e Gjykimit.” [26]
Thënia e Tij: “Kur Allahu don t’i bëjë mirë një robi, Ai shpejton ta dënojë atë në këtë botë” nënkupton që ai (robi) dënohet duke u sprovuar me mundime dhe vështirësi për shkak të mëkateve që i ka bërë, dhe kështu ai pastrohet nga të gjitha ato, dhe në botën tjetër nuk ka mëkate për të cilat duhet dhënë llogari.
Shejhul Islam Ibën Tejmije ka thënë:
“Dukuria e sprovave në të vërtetë është një formë bekimi, meqenëse ato janë pastrim për mëkatet që janë kryer dhe ato e thërrasin njeriun që të ketë sabër – për të cilin ai shpërblehet mjaftueshëm. Gjithashtu, ato e bëjnë njeriun që të kthehet te Allahu me pendim, duke qenë i përulur dhe i nënshtruar para Tij, në të njëjtën kohë duke u larguar nga çdo shpresë ndaj ndonjë krijese.
Prapa këtyre ka dobi tjera të mëdha.
Sprovat që e godasin njeriun janë në të vërtetë shkak që Allahu t’ia fshijë mëkatet e tij, dhe kjo është njëra nga bekimet më të mëdha. Kështu që kur ndodhin fatkeqësi (sprova), kjo është burim i mëshirës dhe bujarisë, me kusht që personi të mos hyjë në atë që do ta dërgonte edhe në mosbindje më të madhe se më parë. Ndodh që kjo sprovë të bëhet shkak për një të keqe më të madhe në Dinin (fenë) e njeriut. Vërtetë, ka njerëz të cilët kur goditen me ndonjë sprovë apo fatkeqësi siç është vobektësia, sëmundja apo mungesa e ushqimit, kjo shkakton që në ta të mbijë hipokrizi, ose shkakton sëmundje në zemrat e tyre, ose shkakton që ata të bien në mosbesim dhe mosmirënjohje, ose të heqin dorë nga obligimet e caktuara ose kryejnë veprime të ndaluara, e këto të gjitha janë skajshmërisht të dëmshme për Dinin (fenë) e njeriut. Kështu që, të qëndrosh i siguruar dhe të jesh i mbrojtur kundrejt sprovave dhe fatkeqësive të tilla, është më e mirë për një njeri, pasi që vuajtjet dhe sprovat, në vend që të jenë burim i bekimeve, mund të bëhen burim i dëmeve të mëdha. Kështu, nëse njeriu bën sabër (durim) dhe vazhdon të jetë i bindur (i dëgjueshëm ndaj Krijuesit të tij), atëherë mundimet dhe vuajtjet e tilla kanë qenë mëshirë dhe bekim nga Allahu, i Lartësuar dhe i Madhëruar, gjë që e bën të nevojshëm falënderimin ndaj Tij.
Andaj, kushdo që është goditur me një fatkeqësi dhe është pajisur me sabër (durim), atëherë ky durim është bekim për personin dhe mëshirë për të, pasi që mëkatet e tij fshihen për shkak të kësaj fatkeqësie. Gjithashtu, Zoti i tij e fal dhe mburret me të, siç thotë edhe Allahu, i Lartësuar qoftë: “Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!.” [27] Personi i tillë është i falur nga mëkatet prej Zotit të Tij, dhe gjithashtu është i ngritur në shkallë të larta – të gjitha këto janë për atë i cili bën sabër (durim). [28]
Thënia e të Dërguarit të Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem): “Kur Allahu don t’i bëjë keq një robi, Ai ia shtyn dënimin deri në Ditën e Gjykimit” nënkupton: dënimi i një personi të tillë është shtyrë deri në Botën tjetër, ku ai do të marrë dënimin e ashpër.
Aziziu (v.1070H) ka thënë :
“Njeriu i tillë nuk dënohet në këtë botë, në mënyrë që në botën tjetër të dënohet për mëkatet e tij në mënyrën që ai plotësisht e meriton.” [29]
Në hadithin e mësipërm është një mësim dhe përkujtim që secili duhet të ketë besim (bindje) në Allahun dhe mendim të mirë për Të në lidhje me atë që Ai ka caktuar për njeriun, siç thotë Allahu, më i Larti: “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.”[30]
Shpërblimet janë në varësi të fatkeqësisë

Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Shpërblimi është në proporcion me sprovën. Nëse Allahu e do një popull, Ai i sprovon ata. Kush e pranon atë, Allahu është i kënaqur me ta, dhe kush nuk e duron atë, Allahu është i pakënaqur me ta.” [31]
Gjithashtu, Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur Allahu e do një popull, Ai i sprovon ata. Kush duron, është nga të durueshmit, dhe kush nuk duron, është nga të padurueshmit”.[32]
Domethënia e hadithit të parë është që: sa më e madhe të jetë sprova, aq më i madh është shpërblimi. Dhe thuhet: Vërtetë, sprovat sjellin shpërblim, si dhe pastrim nga mëkatet. Kjo ishte thënia e preferuar e Ibnul Kajimit, që i sprovuari jo vetëm që shpërblehet për sprovën, por edhe i fshihen mëkatet. Gjithashtu, nëse si pasojë e kësaj sprove, personi i bën disa vepra të mira siç janë: sabri, të kënaqurit me caktimin e Allahut, pendimi, kërkimi i faljes, atëherë shpërblimi do të vijë edhe për këto vepra të mira. Për këto arsye, thuhet që kuptimi i hadithit është se shpërblimi është proporcional me sprovën, me kusht që të ketë sabër, dhe të pritet shpërblimi.
Ngjashëm, në hadithin e Sa’d-it: Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ishte pyetur : “Kush nga njerëzit sprovohet më së shumti?” Ai u përgjigj: ”Pejgamberët, pastaj ata që janë më së shumti si ata, pastaj ata që janë më së shumti si ata. Njeriu sprovohet në varësi të Dinit (fesë) së tij, dhe nëse ai është i qëndrueshëm në Dinin e tij, atëherë edhe sprovat e tij janë të forta (të rënda) dhe nëse ai është i dobët në Dinin e tij, atëherë edhe sprovat e tij janë më të lehta. Njeriu sprovohet me fatkeqësi derisa të ecë në fytyrën e tokës pa asnjë mëkat.”[33]
Ky hadith dhe të tjerë të ngjashëm me të janë dëshmi për Teuhidin. Kur nëse një person e din që Pejgamberët dhe Eulijatë (miqtë e Allahut) janë vetë të sprovuar me fatkeqësi dhe askush nuk mund t’ua largojë këto sprova përveç Allahut, atëherë do të bëhet e dijshme që ata as nuk mund t’i sjellin dobi e as t’ia largojnë dëmin vetvetes – e si mund ta shmangin dëmin nga të tjerët! Kështu që në vend se t’u kthehen Pejgamberëve dhe njerëzve të mirë për largimin e dëmit, lehtësimin e pikëllimit dhe telasheve, duhet t’i kthehen direkt Allahut të vetëm – i Vetmi që është i aftë ta kryejë (përmbushë) këtë.

http://www.udhezimi.com/?p=2991