Besimtaret myslimanë festojne Fitër Bajramin. Pas 30 dite agjërimi e sakrificë, për shlyerjen e mëkateve, pastrimin e shpirtit dhe të trupit, besimtaret myslimane i falen Zotit t’i pranojë këtë ritual, bashkë me të mirat që ata presin t’u sjellë.
Sipas tyre agjerimi eshte nga njera ane detyre e cdo besimtari por nga ana tjeter eshte permbushje e qetesise shpirterore. Ndryshe nga here te tjera,besimtaret nuk e kane kryer faljen e Namazit para xhamise se Et’hem Beut,por ne nje pjese e buleverdit “Dëshmorët e Kombit”, perballe ish-hotel Dajtit, i cili ishte mbushur nga besimtare myslimane te cilet kane kryer faljen dhe kane respektuar te gjitha ritet e besimit te tyre bashke me kreret me te larte te besimit islam ne kryeqyet .
[pro-player width=’530′ height=’453′ type=’video’]http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/BAJRAMIMADH.flv[/pro-player]
Respektimin e riteve fetare te festes se Fiter Bajramin e kane ndjekur edhe turiste te huaj qe u gjenden ne kete dite ne vendin tone, pavarësisht besimit te tyre.
E perkthyer nga arabishtja festa e Bajramit te Madh do te thote gezim dhe hare. Dhe pasi kane respektuar ritet e besimit mysliman pergjate gjithe muajit te Ramazanit, festa e Fiter Bajramit per besimtaret vazhdon me dreken tradicionale, ku ne tryezat familjare nuk duhet te mungoje asgje.
Pervec urimeve ndermjet njeri tjetrit, per me shume paqe e miresi, karakteristike e kesaj feste eshte ndihma per me te varfrit ne menyre qe edhe ata me te ardhura te pakta financiare te kene mundesi te shtrojne tryezen ne dreken tradicionale qe permbyll muajin e madherishem te Ramazanit.