Home Aktualitet ‘Financial Times’: Gazetarë budallenj, e gabuar të provokohet Islami

‘Financial Times’: Gazetarë budallenj, e gabuar të provokohet Islami

720
0

financial timesGazetarët dhe karikaturistët e “Charlie Hebdo”, janë sjellë si “budallenj”: kështu lexohet në një editorial tronditës të publikuar nga prestigjiozja amerikane “Financial Times” pak orë pas masakrës në Paris.

Sipas kësaj gazete, revista franceze ka mëkatuar me “editoriale pa logjikë dhe koti”, duke sulmuar Islamin.

“Edhe pse revista nuk ndalet para fyerjeve të vërteta, nuk është gjithsesi kampionia më bindëse e lirisë së shprehjes”, – lexohet akoma në “FT”.

“Me këtë nuk duhen justifikuar aspak vrasësit, por është vetëm për të thënë se do të i ishte i vlefshëm një mirëkuptim në publikime të tilla, që pretendojnë se mbështesin lirinë, kur ndërkohë provokojnë myslimanët”.