TIRANË- Debate mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve, gjatë diskutimit të projektligjit për “Financimin e partive”.
Deputeti i PS-së, Sajmir Tahiri është shprehur kundër kontrollit të financimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas tij, një gjë e tillë duhet të bëhet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Sipas kreut të Komisionit, Ilir Rusmajli, projektligji në fjalë është shumë i rëndësishëm, pasi synon rritjen e transparencës dhe zbulon financimet e pista.
Por, opozita, ka pasur kundërshtimet e veta dhe nuk e ka votuar, kështu që projektligji kaloi në parim vetëm me votat e maxhorancës.