Home Aktualitet Fiqiri Luli, fituesi i Albanians Got Talent

Fiqiri Luli, fituesi i Albanians Got Talent

442
0

Fiqiri Luli është fituesi i finales së madhe të “Albanians Got Talent” të transmetuar drejtpërdrejt në Top Channel mbrëmjen e së premtes.

Pas një mbrëmjeje plot emocione e një gare të fortë mes konkurentëve, publiku nga shtëpia vendosi me anë të mesazheve telefonike se çmimi i madh prej 20 mijë eurosh i takonte Fiqiri Lulit.

Vendin e dytë e zuri Florian Nazifi me këndim, ndërsa i treti doli vogëlushi fantastik në këndim, Xhon Muharremaj.

Ky ishte edicioni i parë i “Albanians Got Talent” ku morën pjesë dhjetra konkurentë nga të gjitha moshat dhe trevat shqiptare, te cilet lëvruan talentin e tyre para publikut në zhanrin përkatës të zgjedhur nga vetë ata.

Video Florian Nazifi Finale Vendi i 2

Video Xhon Muharremaj Finale Vendi i 3