Bill Gates mban për të 17 herë me radhë vendin e parë
Gjërat duket se po ecin mirë për miliarderët në Shtetet e Bashkuara, nisur nga fakti se më shumë se gjysma prej tyre, kanë arritur të shtojnë përfitimet vjetore. Revista “Forbes” ka publikuar listën e njerëzve më të pasur në Amerikë, në krye të së cilës, për të 17 herë me radhë, sërish gjendet Bill Gates, themelues i Microsoftit, me një pasuri prej 54 miliardë dollarësh amerikanë – 4 miliardë më shumë se vitin e kaluar. Në vendin e dytë, gjendet investitori Warren Buffet, me 45 miliardë dollarë, të cilin e pason Larry Ellison, themelues i Oracle, me 27 miliardë dollarë. Në vendin e katërt ndërkaq, gjendet Christy Walton, trashëgimtare e pasurisë së themeluesit të dyqaneve zinxhirore Walmart, me një pasuri prej 24 miliardë dollarësh. Mark Zuckerberg, themelues i Facebook-ut, i rradhitur këtë vit në vendin e 35-të, ka shënuar nivelin më të lartë të shtimit në fitim, duke e trefishuar pasurinë e tij, nga 2 miliardë sa kishte vitin e kaluar, në 6.9 miliardë dollarë. Manjatia e medias, Oprah Winfrey, radhitet në vendin e 130-të dhe është një nga 42 femrat në listën e publikuar. Kalifornia mbetet shteti me më së shumti miliarderë në Shtetet e Bashkuara, gjithsej 83, në mesin e tyre edhe Meg Whitman, me 1.2 miliardë dollarë, kandidate republikane për guvernatore shteti në zgjedhjet e nëntorit.
Lista e dhjetëshes së parë, sipas revistës “Forbes”
1. Bill Gates, Microsoft, 54 miliardë dollarë.
2. Warren Buffett, Berkshire Hathaway, 45 miliardë dollarë.
3. Larry Ellison, Oracle Corp, $27 miliardë dollarë.
4. Christy Walton dhe familja, Wal-Mart 24 miliardë dollarë.
5. Charles Koch, Koch Industries, 21.5 miliardë dollarë.
6. David Koch, Koch Industries, 21.5 miliardë dollarë.
7. Jim Walton, Wal-Mart, 20.1 miliardë dollarë.
8. Alice Walton, Wal-Mart, 20 miliardë dollarë.
9. S. Robson Walton, 19.7 miliardë dollarë.
10. Michael Bloomberg, Bloomberg LP, 18 miliardë dollarë.
kam shkruar shum per milardert besoj qe do te me ndihmoni kur ti vjen kysmeti me pas ne jet ma te mir dhe pa e mundu psiqiken nese behemi te njejt ather kurr nuk do te ankohemi nuk do te shkojm te doktorri etj
shendeti esht dhe do te mbetet jeta e njeriut