Home Lajme Sport FSHF: Biletat e ndeshjeve tani blihen dhe online

FSHF: Biletat e ndeshjeve tani blihen dhe online

366
0

Tifozët shqiptarë do t’i kenë tashmë të gjitha mundësitë për të blerë në internet, pra online, biletat për ndeshjet e ekipit përfaqësues të futbollit. Kjo është bërë e mundur për shkak të bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe kompanisë së specializuar “Tissolution”, bashkëpunim që është sendërtuar në faqen e internetit, “blinibiletat.com”. Për tifozët, do të jetë ndeshja ndaj Bjellorusisë në Tiranë, e para ku do të nisin të praktikohen me mënyrën e re të sigurimit të biletave. Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së thotë se kishte ardhur koha për ndryshim, ndërsa përfaqësuesi i kompanisë që ofron shërbimin, Bashkim Shalla, flet pak më teknikisht.

 

“Rruga që të çon deri tek bileta (apo biletat e dëshiruara) nuk është e vështirë, ndërsa tavani i lejuar është deri në 10 bileta për të shmangur spekulimet në tregun e zi. Pasi hyn në faqe, duhet të regjistrohesh për të qenë përdorues me emër dhe fjalëkalim, duke plotësuar një formular të caktuar. Më pas zgjedh biletën dhe pagesa bëhet me kartë krediti dhe debiti dhe bileta do të merret në një nga 4 pikat që parashikohen të jenë në Tiranë. Paratë transferohen nga llogaria vetëm në momentin kur bëhet tërheqja fizike e biletës nga blerësi”.

 

Përveç Tiranës, kompania ka parashikuar të hapë edhe një pikë shitjeje në Prishtinë për tifozët kuqezinj nga Kosova. Ndërkaq, FSHF ka bërë me dije edhe çmimet e biletave për ndeshjen eleminatore të 26 marsit në Euro 2012, ndaj Bjellorusisë. Tribunat A dhe B do të kushtojnë 5 000 lekë, biletat në tribunën D2 janë vlerësuar në 1 000, ato në tribunat D1 e D3 zbresin në 700 lekë dhe për tribunat C dhe E, që janë prapa portave, çmimi do të jetë 200 lekë.

1 COMMENT

  1. Biletat elektronike dhe ne pergjithsi ndryshimi i sistemit te shitjes se tyre rezulton rekord

    Për herë të parë në Shqipëri po kryhet shitja e biletave përmes eeb-it, për sfidën Shqipëri – Bjellorusi, e vlefshme për kampionatin Euro 2012. Të gjithë sportdashësit kane rastin të zgjedhin vetë, vendin e preferuar në stadium, nga ku do të shohin ndeshjen, duke përzgjedhur në internet tribunën, radhën si dhe karrigen, në faqen e internetit të vënë në dispozicion, blinibileta.com. Pas rezervimit dhe vënies në punë të sistemit të pagesës Paypal, merret online një bar code unik, që duhet paraqitur në katër prej pikave të shitjes Zona PLUS në Tiranë dhe Shkodër.

    Pikat e shitjes Zona PLUS, ku tërhiqen biletat e blera online si dhe biletat e ofruara nga PLUS, gjenden pranë Gardës, tek rruga e Kavajës pranë bllokut të ambasadave, tek Porcelani, si dhe në Shkodër në zonën pedonale të qytetit.

    Shifrat e deritanishme jane impresionuese, sipas zyrtareve te FSHF-se. Krahasuar me te gjitha pragndeshjet e tjera, kur biletat, qofte edhe fizikisht ende nuk kishin dale ne shitje kaq heret, deri mbreme, vetem permes internetit – online – rezultojne te blera 1358 bileta. Rekord me vete edhe shitja e biletave ne sportele: ne Tirane kjo shifer eshte afer 3000 ne pikat e PLUS, ndersa ne Prishtine numri ka shkuar deri ne 1800. Kjo do te thote qe te shtunen ne mbremje do te kemi nje “Qemal Stafe” te mbushur plot e perplot, duke kujtuar me kete rast shprehjen e goditur te babait te gazetarise e radiokronikes sportive, Anton Mazreku, “ku s’ke ku te hedhesh kokrren e molles”.