Home Aktualitet Gazeta The Telegraph: Shqipëria, koha për të investuar ne kete perle

Gazeta The Telegraph: Shqipëria, koha për të investuar ne kete perle

348
0

Gazeta e njohur britanike The Telegraph promovon Shqiperine duke e quajtur nje perle te Evropes dhe nxit per te investuar pergjate bregdetit shqiptar.
Shqipëria, dikur një moçalore e paarritshme tashmë është e hapur për biznes. Bli tani, thotë Christopher Middleton, i cili ka shkruar një artikull të gjatë lidhur me potencialet e vendit tonë.

Të vizitosh Gjirin e Lalzit në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri, nuk është se ke për të parë shumë zhvillim. Milje vijë bregdetare me rërë, disa blloqe apartamentesh gjysmë të ndërtuara…

Në pak vite do të ketë një investim shumë modern në brigjet e Gjirit të Lalzit. Jo keq, shkruan më tej The Telegraph, duke patur parasysh që 15 vjet më parë ishte e vështirë ta imagjinoje Shqipërinë si një vend me çfardo të ardhmeje.

Artikulli sjell në vëmendje periudhën e diktaturës komuniste, dhe më pas zhytjen e vendit në kaos në vitet e para të demokracisë. Gjysma e qytetarëve të Shqipërisë i depozituan kursimet e tyre në firmat piramidale, duke humbur shumë pas falimentimit të tyre, shkruan Middleton.

Gjatë vitit 1997 Shqipëria nuk kontrollohej nga qeveria e saj por nga bandat e njerëzve të armatosur. Prej atëherë Shqipëria ka ndryshuar shumë. Të vizitosh kryeqytetin, Tirana, do të gjeni një qytet të bukur me një bulevard të gjerë. Me tepër, Tirana është e lidhur me bregdetin me një autostradë të shpejtësisë së lartë. Është e lehtë të shkosh për pushime. British Airways fluturon drejt Tiranës pesë herë në javë. Mund të blini një apartament me pamje nga deti me 30.000 paund, një kriko birrë kushton jo më shumë se 1 paund, dhe një shishe verë në restorant është vetëm 4 paund.”- thuhet në artikull.

Middleton thotë se numri i turistëve është shtuar shumë vitet e fundit, rreth 4.1 milion vitin e kaluar, përkundër 300.000 në vitin 2004.

Megjithatë, thuhet më tej, atje ka ende një nivel të lartë korrupsioni. 48% e firmave raportojnë se japin ryshfet. Mund të ketë probleme rreth pronësisë së tokës, ku mund të lindin ende mosmarrëveshje. Por kryeministri i vendit, Sali Berisha është i përgatitur për të ofruar garanci.

“Kur britanikët të vijnë për të investuar në Shqipëri paratë e tyre janë të sigurta”- thotë Berisha për The Telegraph. “Kur ata blejnë tokën bazuar në dokumente shtetërore zyrtare, asnjë kërkesë tjetër për atë vend nuk pranohet. Jap garanci të plotë për këtë”- thotë kryeministri.

Fjalë të forta, shkruan autori, që do të thotë se nese ju shpenzoni disa miliona, atëherë vila, apartamenti apo investimi juaj është i sigurt.

The Telegraph thotë se Shqipëria është ende një vend i paprovuar, por kjo nuk e ka penguar Chris Esdale-Pearson, 65 vjeç, një pilot në pension nga Harëich, i cili ka blerë një apartament në Gjirin ne Lalzit dhe ka ndërmend të investojë në Shqipëri.

Shqipëria ka shumë potencial të pazhvilluar, thotë Kate Stinchcombe-Gillies, e faqes, Holidaylettings.co.uk. Ajo shton se, çmimet e apartamenteve të pushimeve shkojnë nga 285 paund deri në 490 në javë. “Ka plazhe të bukura, jetë nate si dhe trashëgimi kulturore e mbrojtur nga UNESCO.”- shton ajo.

Shqipëria ka shmangur krizën ekonomikë. “Ne nuk e kemi ndjerë recesionin, në fakt ekonomia jonë është rritur”, shton kryeministri Berisha, me një shkëlqim në sytë e tij.

“Jo keq për një vend që dikur ka qenë më i varfëri në botë.”- shton ai.

Është e qartë, ditët e Shqipërisë së pazbuluar janë të numëruara. Për investitorët, tani mund të jetë koha e duhur për të qëlluar, shkruan Middleton.

Në shkrim jepen edhe disa këshilla për investitorët britanikë, se çfarë duhet të dini para se të marrin hapin për të investuar në vendin tonë.

veçojmë…

Kush është pronari i tokës? Sigurohuni që personi që po ju shet tokën është pronari i vërtetë i saj.

Kujdes nga titujt e falsifikuar. Duhet të punësoni një avokat të pavarur, i cili e njeh mirë legjislacionin shqiptar për pronën. Rreth 15% e pronave nuk janë të legalizuara nga shteti.

Sa katëshe është shtëpia juaj? Ndërtesat e reja me më shumë se katër kate janë të paligjshme në shumë vende të Shqipërisë rurale dhe bregdetare.