Gjermani, një restorant për kanibalët skandalizohet Berlini

BERLIN- Një restorant i sapo hapur ka skandalizuar Berlinin duke i kërkuar klientëve të tij të dhurojnë pjesë të trupit të cilat më pas do të gatuhen dhe do të shërbehen në tavolinë. Autoritetet lokale dhe banorët nuk e kanë pëlqyer këtë lajmërim dhe mendohet se mund të jetë një reklamë me shije të keqe.

Njoftimet e para për hapjen e lokalit janë shfaqur në shtypin lokal: ku publikohej restoranti, i specializuar në “kuzhinën Wari”. Në faqen onlinë të restorantit shkruhet qartë se kush do të bëhet një anëtar i Flime- kështu quhet restoranti- është i ftuar të mbushë një kartelë me të dhënat e tij anagrafike, si dhe detaje të ndryshme mbi gjendjen shëndetësore si ndërhyrje kirurgjikale, zakonet e ngrënies, konsumues apo jo i duhanit dhe i alkoolit, sëmundje kronike…

Pas kontrollit mjekësor- shpjegohet në faqen online- mund të vendosësh se cilën pjesë të trupit dëshiron të dhurosh.Faqja online në gjuhën gjermane raporton dhe për një lajmërim për punë për një “kirurg”

Në menynë e restorantit ka pjata të ndryshme të cilat si përbërës kryesor kanë mishin, por nuk specifikohet se për cfarë mishi bëhet fjalë. Në bazë të kuzhinës Ëar, restoranti është i pari në botë i cili propozon këtë traditë të vjetër, për të cilën nuk shton asgjë tjetër.
Berlini është neveritur nga kjo reklamë. Sindikata, deputetë kanë dërguar notat e tyre të protestës. “Dua të besoj se bëhet fjalë për një shaka me shije të keqe” – ka thënë deputeti Michale Braun – mbi të gjitha pasi pak kohë më parë një qytetar nga Berlini u vra nga një kanibal” Bëhet fjalë për viktimë e Armin Meiwes (në foton ilustruese të shkrimit) i cili në 2006 u dënua pasi vrau dhe hëngru një berlinez në 2001.
(s.g/yahoo.it/Balkanweb)

Comments are closed.