
Mjaftoi pesha më e lehtë trupore që Godelli të fitonte derbin kuqezi në stilin e shkëputjes për medaljen e bronztë.
Stili i shkëputjes ka qenë një fotokopje e dy peshëngritësve. Provojnë te e para nga 140 kg, e realizojnë me sukses. Edhe te e dyta bëjnë diferencën ndaj sfidantëve në pedanë dhe ngrenë të njëjtën peshë, përkatësisht 145 kg. Prova e tretë, 146 kg, ka qenë fatale për të dy, por që ngushëllohet Godelli. Pesha e tij trupore 68.76 kg, ndaj 68.82 kg të bashkëkombësit, e favorizon të zërë vendin e tretë në podium, ndërsa i pari dhe i dyti u zunë nga rusi Oleg Çen, i cili ngriti 158 kg dhe francezi Bernardin Kingu, që ngriti 145 kg.
Nëse në stilin e parë shqiptarët guxuan, nuk bënë të njëjtën gjë te shtytja. Ndryshe nga Calja, që pozicionohet i teti me 170 kg të ngritura, (e realizon vetëm në provën e parë) dhe dështon me 175 kg dhe 177 kg, Godelli mbetet jashtë klasifikimit. Për fatin e tij të keq, dështon te të tria provat, 170 kg, 175 kg dhe 177 kg, ashtu si rusi Çen me 175 kg.
Përfundimisht, Briken Calja renditet i gjashti në Kampionatin Evropian me 315 kg. Ndërkohë medalja e artë do të fitohej nga peshëngritësi azer Afgan Bairamov, me 321 kg të ngritura në dygarësh. Podiumi do të plotësohej nga transalpinët Venkelas Dabaja dhe Bernardin Kingu, me 318 kg.
SKEDA E PLOTE: GODELLI Daniel Datelindja: 1992-01-10
VITI | KOMPETICIONI | Rend. | Kat. | Pesha | Shk | Sht | Tot. |
2012 | EUROPEAN WEIGHTLIFTING CHAMPIONSHIPS | — | 69 kg | 68.76 | 145 | — | 0 |
2011 | 2011 IWF WORLD CHAMPIONSHIPS | 20 | 69 kg | 68.89 | 146 | 165 | 311 |
2011 | EUROPEAN JUNIOR CHAMPIONSHIPS | — | 69 kg | 68.70 | 141 | — | 0 |
2011 | 2011 IWF JUNIOR WORLD CHAMPIONSHIPS | 1 | 69 kg | 68.90 | 140 | 169 | 309 |
2011 | 90TH MEN AND 24TH WOMEN EUROPEAN CHAMP | 3 | 69 kg | 68.65 | 145 | 176 | 321 |
2010 | EUROPEAN JUNIOR CHAMPIONSHIPS | 2 | 69 kg | 68.80 | 140 | 170 | 310 |
2010 | 78th MEN’S and 21st WOMEN’S WORLD CHAMP. | 7 | 69 kg | 68.54 | 140 | 177 | 317 |
2010 | 36th MEN’S and 16th WOMEN’S WORLD JUNIOR CHAM. | 3 | 69 kg | 68.68 | 140 | 175 | 315 |
2009 | European Youth Championships | 1 | 69 kg | 68.28 | 137 | 160 | 297 |
2009 | EUROPEAN JUNIOR CHAMPIONSHIPS | 3 | 69 kg | 67.75 | 133 | 165 | 298 |
2009 | European Senior Championships | 13 | 69 kg | 67.33 | 130 | 157 | 287 |
2008 | EUROPEAN SENIOR CHAMPIONSHIPS | 9 | 62 kg | 61.33 | 105 | 130 | 235 |