Home Lajme Sport Godelli pa medalje në Botërorin e shtangës

Godelli pa medalje në Botërorin e shtangës

432
0

Te gjithe jane mesuar te presin medalje nga peshengritesi peqinas Daniel godelli, por kesaj rradhe me sa duket forma e tij nuk ka qen ne nivelin e duhur.

Në Guatemala është duke u zhvilluar prej disa ditësh Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të rinj, një turne ku marrin pjesë edhe dy peshëngritës nga Shqipëria. Bëhet fjalë për Daniel Godellin në peshën 69kg dhe Hysen Pulakun në peshën 77kg. I pari që është ngjitur në pedant dje ka qenë Godelli, që ka zhgënjyer me paraqitjen e tij.

Në stilin e shkëputjes ai ka realizuar me sukses vetëm provën e parë, duke ngritur 140kg dhe më pas ka dështuar në dy provat e tjera për të ngritur 146kg. Për pasojë, ai u rendit i pesti në këtë stil, shumë larg vendit të parë. Ndërsa në stilin e shtytjes, ai nuk ka garuar fare, duke mos u ngjitur në pedanë e duke mos dhënë një peshë as në dygarësh. Një paraqitje jo e mirë e shtangistit kuqezi, që një muaj më parë mori medalje bronzi në stilin e shkëputjes në Kampionatin Europian, me 145kg.

Sot do të garojë edhe peshëngritësi tjetër shqiptar Hysen Pulaku, në peshën 77kg, me shpresën që të sjellë një medalje në Tiranë. Ky kampionat është veprimtaria e fundit ndërkombëtare për shtangën kuqezi, e cila ka hyrë në fazën e përgatitjeve për Lojërat Olimpike “Londër 2012”, ku do të marrë pjesë me 5 peshëngritës: 4 meshkuj dhe 1 femër.