Të gjithë, jo vetëm sportdashësit, por edhe njerëzit që ndoshta nuk kanë ndonjë lidhje të madhe me futbollin, nuk kanë si të mos e kujtojnë goditjen me kokë që Zinedine Zidane i dha Materacit gjatë Botërorit Gjermani 2006.
Tashmë, gjesti i pazakontë, i cili për hir të të vërtetës pas asaj dite filloi të imitohej edhe nga të tjerë lojtarë, i futbollistit të kombëtares franceze ndaj atij të kombëtares italiane, gjatë një ndeshjeje të Botërorit është materializuar në një skulpturë 5 metra të lartë, e cila do të vendoset në qendër të Parisit.
Që nga dita e djeshme, skulptura mbresëlënëse prej bronzi, e realizuar nga artisti algjerian, Abdel Abdessemed, është vendosur në sheshin e madh të ‘Centre Pompidou’, muzeu i artit modern dhe kontemporan i Parisit, i cili ndodhet në zemër të kryeqytetit francez.
26 shator 2012 (gazeta-Shqip.com)