Home Lajme Sport “Gol me polemika? Jam vetëm i lumtur”

“Gol me polemika? Jam vetëm i lumtur”

297
0

Kapiteni bardhezi Aleks Del Piero shijon golin e shënuar ndaj Shamrok Roversit në Ligën e Europës

Rrebeshi i Modenës bind Del Nerin për stafetën Diego-Del Piero. Një pjesë për secilin. Diego “sorollatet” në 45 minutat e para, ndërsa “Pinturikio” shpik një nga goditjet e tij të dënimit. Del Neri rri e vëzhgon, shokët e rrethojnë kapitenin e tyre, sikur presioni i mungesës së tij në fushë ishte ndarë nga të gjithë. E rëndësishme ishte të kalohej turi, por jo vetëm, siç tregojnë dhe fjalët e trajnerit: “Diego e kishte të vështirë të luante në atë fushë të rënduar nga shiu. Kjo e lodhi shumë, ndryshe do të vazhdonte dhe në pjesën e dytë. Del Piero? Është një profesionist i madh dhe e tregoi. Më vjen keq për Trezegenë, e meritonte të luante disa minuta. Dualizëm? Jo, s’ka dualizma.

Të gjithë luajnë për Juven.” Del Piero largohet nga fusha duke buzëqeshur: “Gol polemik? Jo, jam i lumtur që shënova dhe që skuadra fitoi. Në këto momente të gjithë po mendojmë të përmirësohemi individualisht dhe si skuadër. Më pas do t’i takojë trajnerit të bëjë zgjedhjet e tij në autonomi të plotë.” Në pjesën e parë, mbajti nervat e qeta, emocionet e mbajtura brenda, inatin e fshehur pas ndonjë buzëqeshjeje të rastit. Kjo ishte ajo që i dha “Pinturikio” telekamerave nga qëndrimi i tij në stol.

Mospërfshirja e dytë radhazi në formacion bëri xhiron e botës së internetit më përpara se vetë Dalukas të sinjalizonte fillimin e takimit. Oshëtinin tifozët në stadium: “Një kapiten, ka vetëm një kapiten.” Ai meditonte për hakmarrjen sapo të zbriste në fushë. Me shpresën që ajo që tha për Ferrarën, në fillim të sezonit, të mos vlejë dhe për Del Nerin. “Nuk i kam kërkuar asnjë trajneri të luaj gjithnjë. E vetmja gjë që kërkoj është ta nis sezonin si i barabartë me të tjerët, pa u paragjykuar për moshën time. Dualizëm me Diegon? Sinqerisht, nuk më shqetësojnë këto zëra. Sezoni sapo ka filluar.”

Parma
Xhiovinko harron Juven: Është e shkuara

Gjithsej 34 ndeshje në dy sezone, shumë nga të cilat të nisura nga stoli, janë shumë pak për Sebastian Xhovinkon, në kërkim të kurorëzimit final si talent i futbollit italian. Për këtë arsye, ai braktisi Juven për Parmën, ku dje bëri luajti për herë të parë përballë Rasing Santanderit. Fjalët e para të thëna përpara fillimit të takimit, kanë pamjen e një shpagimi: “Vij nga një sezon i keq.

Tek Juventusi kishte shumë gjëra që nuk më pëlqenin, por nuk dua të flas tani për ato. E shkuara mbetet e shkuar.” E tashmja quhet Parma. Një skuadër që i ka dorëzuar “çelsat” e lojës: “Të marr përsipër këtë përgjegjësi nuk më tremb. Erdha me kënaqësi tek Parma, pasi projekti i presidentit Girardi është ambicioz.”- përfundoi “Milingona Atomike”.

Trajneri
Del Neri ndalon Dzekon: I kam 5 sulmues

Tekniku i Juventusit, Xhixhi Del Neri, analizon shortin e “Europa Ligë” që i vuri përballë austriakët e Shturmit të Gracit: “Këtë vit është i dyti në kampionat, vjet përfundoi i katërti: është një ndeshje që nuk duhet nënvlerësuar.” Mbi duelin Diego-Del Piero: “Konkurrenca e pastër për një vend në fushë është normale.

E njëjta situatë do të jetë dhe midis Trezegesë dhe Amaurit, Bonuçit dhe Legrotaljes dhe midis mesfushorëve. Dzeko? Kam pesë të tillë.” Kapitulli Krasiç: “Të shohim si shkon merkatoja. Kemi anësorë të aftë, tani kemi nevojë për lojtarë që të kompletojmë repartet. Na mungojnë alternativat? Mota në kombëtare? I ka letrat në rregull, është i ri dhe mund t’i paraqitet trajnerit të ri të përfaqësueses pa frikë”.



http://www.sportishqiptar.com.al/gol-me-polemika-jam-vetem-i-lumtur/