Home Kuriozitete Gomari kandidon për kryetar bashkie

Gomari kandidon për kryetar bashkie

426
0

Një gomar është paraqitur si kandidat për kryetar bashkie për zgjedhjet e ardhshme, në qytetin bullgar të Varnas.

Britanikja “Metro”  bën me dije se gomari i quajtur Marko është zgjedhur nga partia politike  Shoqëria për Bullgarinë e Re për t’i përfaqësuar në zgjedhjet e 23 tetorit.

Raportohet se partia e shikon Markon si konkurrentin ideal për kryetarin aktual të bashkisë Kiril Yordanov, i cili sipas tyre nuk po bën sa duhet për qytetin.

Angel Dyankov, kreu i shtabit të fushatës i partisë Shoqëria për Bullgarinë e Re, tha: “në kundërshtim me kandidatët dhe politikanët e tjerë, gomari ka karakter të fortë, nuk vjedh, nuk gënjen dhe bën punën”.

Në vijim, edhe anëtari i së njëjtës parti, Doychin Dimitrovmade, shprehu hapur zhgënjimin lidhur me kryetarin aktual të bashkisë së Varnës.

“Jeta e Markos është e vështirë pasi hapësirat e gjelbra në qytetin bregdetar po zhduken. Le ti lëmë rezidentët e Varna-s të vendosin se kush ka më shumë cilësi të mira, gomari apo kryetari aktual i bashkisë”.

/Start/