Grekët në pesimizëm, emigrojne në Gjermani për punë

Për shkak të krizë ekonomike, grekët marrin udhëtime të gjata për të punuar në shtete të tjera, ndërsa Gjermania mbetet destinacioni kryesor. Duke i’u referuar të dhënave, në vitin 2010 u larguan në Gjermani 5. 000 persona, në vitin 2011 u larguan  9. 000 persona dhe në gjysmën e parë të vitit 2012, 15. 000 persona.

Aktualisht janë 6. 000 mjekë grekë, që punojnë në Gjermani. 13.00 000–15.00 000 vlerësohet se është numri i të huajve të ligjshëm dhe të paligjshëm në Greqi, sipas Ministrit të Brendshëm grek. Sondazhet bëjnë të ditur se grekët janë një prej kombeve më pesimiste në botë, për shkak të mungesës së parave dhe mosbesimit të konsumatorëve.

Në Greqi, 9 në 10 qytetarë besojnë se kriza do të zgjatet dhe muajt që pasojnë. Sondazhi sugjeron se 8 nga 10 vendet më pesimiste të botës janë në Evropë, për shkak të rënies së zgjatur ekonomike

Comments are closed.