Home Aktualitet Groposet i gjallë kamarieri, pronari: Tentoi të më përdhunonte gruan

Groposet i gjallë kamarieri, pronari: Tentoi të më përdhunonte gruan

270
0

varroset i gjalle kamarieriKamerieri në koma u gropos i gjallë nën dhé me ekskavator.
Gjykata: Trupi u lëviz në bagazh nga lokali ku u qëllua deri te gropa.

Zbardhet krimi, Luis Boja: Barmeta më ngacmoi kunatën.

Zbardhet versioni zyrtar i krimit makabër të 17 nëntorit të vitit të kaluar në Klos të Matit, ku një 23-vjeçar u dhunua keqas deri në gjendje të fikëti e më pas u gropos i gjallë. Vrasja e Fatjon Barmetës zbardhet në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Apelit Tiranë për caktimin e masës së sigurisë për Përparim Bojën, një prej të akuzuarve për ngjarjen. Më 17 dhjetor Apeli vendosi “arrest me burg” për tre të dyshuarit si autorë të ngjarjes, Fatjon Canin dhe vëllezërit Përparim e Luis (Astrit) Boja. Në vendimin e siguruar nga gazeta, referuar dëshmisë së të dyshuarit Luis Boja, gjykata shprehet se vrasja kishte ndodhur për shkak se “viktima Fatjon Barmeta e kishte kanosur dhe kishte tentuar të përdhunonte bashkëshorten e vëllait të tij, Përparim Bojës”. I shoqi i gruas që pretendohet se ngacmohej ishte pronar i lokalit ku ishte punësuar viktima. Në vijim ngjarja makabër sipas vendimit të Gjykatës së Apelit.