Home Aktualitet Gruaja vritet me thike ne sy te femijeve teksa tentoi ti rezistonte...

Gruaja vritet me thike ne sy te femijeve teksa tentoi ti rezistonte hajduteve

230
0

Nje grua humbi jeten dhe motra e saj mbeti e plagosur, pasi u sulmuan me thika nga dy persona qe tentuan t’i merrnin bizhuterite ne Tirane.

Ngjarja e rëndë ndodhi ne oret e pasdites ne një rrugë dytësore tek zona e ish- Fushës së Aviacionit, kur grabitesit iu pergjigjen me thika rezistences se grave per t’iu mbrojtur vjedhjes.

Sipas te dhenave paraprake te policise mesohet se viktime e sulmit mbeti 37-vjecarja Fatbardha Tafa dhe është plagosur motra e saj Lumturie Gjana.

Të pranishëm në momentin e sulmit kanë qënë edhe fëmijët më të vegjël të viktimës.

Policia ka nisur hetimet per identifikimin dhe kapjen e autoreve te krimit, te cilet jane larguar me shpejtesi pas ngjarjes.