Dje Hackerët e internetit mund të kenë vjedhur dhe paswordin tuaj! Sipas lajmit të publikuar në “AirDemon.net” një grup i lidhur me “Anonymous” ka vënë dorë mbi 55 000 adresa në “Twitter” duke vjedhur paswordet.
Emrat dhe kodet e përdoruesve të publikuara në 5 lista të ndryshme mbi “PasteBin” tregojnë se ndodhemi përballë vjedhjes më të madhe të kodeve të ndodhur deri më sot.
Megjithëse “Twitter” ka mbyllur një pjesë të madhe të llogarive në fjalë, rreziku nuk mbaron me kaq. Nëse supozojmë se shumë përdorues përdorin të njëjtin emër dhe kod për shumë shërbime atëherë mund të kuptojmë më lehtë përmasat e rrezikut.
Nëse dhe ju kërkoni të dini nëse ju është vjedhur apo jo llogaria juaj në “Twitter” bëni mirë t’i hidhni një sy 5 listave të mëposhtme:
Lista 1 – http://pastebin.com/jv4LBjPX
Lista 2 – http://pastebin.com/Kc9ng18h
Lista 3 – http://pastebin.com/vCMndK2L
Lista 4 – http://pastebin.com/JdQkuYwG
Lista 5 – http://pastebin.com/fw43srjY
/Start/A. K/Peqini.com/