Hajdutet minoren 80% te vjedhjeve ne Tirane

hajdutet minorenNuk kane mbushur ende 14 vjeç, por këta te mitur janë autore te 70-80 % te vjedhjeve qe ndodhin çdo dite ne kryeqytet.

Megjithëse kapen nga policia ata lihen serish te lire per shkak te moshës. Fenomeni po merr përmasa shqetësuese, ndërsa drejtues te policisë thone se nuk mund te kryejnë asnjë veprim derisa minorenet te mbushin moshën per t’u proceduar. Te miturit i përkasin shtresave te ndryshme shoqërore. Ata veprojnë ne grupe dhe shpesh here drejtohen nga persona me te mëdhenj, siç ishte edhe rasti i fundit i vjedhjes se 13 mije eurove nga një pike e këmbimit valutor. Drejtuesit e policisë shohin si te vetmen zgjidhje ngritjen e institucioneve te posaçme qe do te mundësonin disiplinimin dhe shkollimin e tyre, pasi tentativa per t’i dërguar ne qendra sociale ka rezultuar e pasuksesshme. Deri tani policia ka te skeduar rreth 200 te mitur te përfshirë ne vepra te ndryshme penale qe i përkasin moshave nga 7 deri ne 13 vjeç.

Comments are closed.