Home Lajme Sport Hamdi Salihi, mes me te paguarve në Amerike

Hamdi Salihi, mes me te paguarve në Amerike

328
1

Lojtari i kombetares shqiptare, Hamdi Salihi eshte nje nga futbollistet  më të paguar ne Amerike.

Hamdi Salihi


Gazeta gjermane “Bild”, renditi sulmuesin shkodran në listën e 20 lojtarëve më të mirëpaguar në Amerikë.

Hamdi Salihi renditet në vendin e 17, duke përfituar më shumë se 487 mijë dollarë neto për sezon.

Në krye të listës se futbollisteve me te paguar ne amerikendërkaq qëndron as më shumë dhe as më pak por sulmuesi francez, Tierri Henri, i cili paguhet 5.6 milionë euro në sezon, duke lënë pas një tjetër ish-shok skuadre te Barcelona si Rafael Markez dhe anglezin e shumëpërfolur Devid Bekham. Në ndryshim nga çfarë mendohej, “The Spice-boy” nuk është futbollisti me rrogën më të lartë, por ai është absolutisht sportisti që përfiton më shumë se cilido për shkak të kontratave publicitare që ka nënshkruar, të cilat i sjellin më shumë se 20 milionë dollarë fitime në vit. Faktikisht Salihi përfiton rreth 3 milionë euro për katër sezone që ka firmosur në total me Junajtid, por pjesa tjetër, ose më mirë pjesa më e madhe e parave, vijnë nga sponsorët e skuadrës dhe jo nga rroga zyrtare që ai përfiton. Duhet thënë se në Amerikë mënyra e pagesave të futbollistëve ndryshon shumë në krahasim me Europën. Salihi klasifikohet te lista e “lojtarëve të përcaktuar nga MLS-ja” (kampionati amerikan).

Lojtarët më të paguar
1. Tierri Henri (Nju Jork) – 5.6 mln USD
2. Rafael Markez (Nju Jork) – 4.6 mln USD
3. Devid Bekham (L.A. Galaksi) – 4 mln USD
4. Robi Kin (L.A. Galaksi) – 3.42 mln USD
5. Torsten Frings (Toronto) – 2.41 mln USD
6. Landon Donovan (L.A. Galaksi) – 2.4 mln USD
7. Julian de Guzman (Toronto) – 1.91 mln USD
8. Dani Koevermans (Toronto) – 1.57 mln USD
9. Kris Bojd (Portland) – 1.52 mln USD
10. Fredi Montero (Siatëll) – 756 mijë USD
11. David Ferreira (FC Dallas) – 705 mijë USD
12. Duejn de Rosario (DC Junajtid) – 663.193 USD
13. Juan Pablo Angel (CD Çivas) – 600 mijë USD
14. Shalrie Zhozef (Nju Ingland) – 554.333 USD
15. Branko Boskov (DC Junajtid) – 545.367 USD
16. Fredi Adu (Filadelfia) – 519 mijë USD
17. Hamdi Salihi (DC Junajtid) – 487.460 USD
18. Javier Morales (Salt Lejk) – 477.500 USD
19. Beni Feilhaber (Nju Ingland) – 446 mijë USD
20. Alvaro Saborio (Salt Lejk) – 405.625 USD

1 COMMENT

Comments are closed.