Parandalimi i kultivimit te lendeve narkotike është shpallur sfida e policisë se shtetit për këtë sezon. Aksione te bujshme dhe meditike janë përqendruar ne zonat e njohura për kultivimin dhe tregtimin e hashashit kryesisht. Por ky duket një mision gati i pamundur për policinë shqiptare. Pavarësisht operacioneve nga toka dhe ajri për identifikimin e zonave te mbjella me hashash, policia nuk ka mundur te asgjësojë çdo parcele qe prodhon lenden narkotike.
Gjirokastra, ne veçanti Lazarati, mban vendin e pare ne hartën e Shqipërisë për kultivimin masiv te kanabisit por dhe rezistence ndaj ligjit e strukturave te policisë. Këtë e dëshmon edhe rezultati i operacioneve te fundit te policisë. Grupet task forc nuk munden te depërtojnë ne Lazaratin e rregullave dhe ligjeve ndryshe. Nga aksionet vetëm ne hyrje te fshatit u ndaluan punëtorë dhe mjete qe shkonin drejt Lazaratit për ti shërbyer parcelave me bime narkotike. Sasia e rrënjëve te asgjësuar ishte e papërfillshme me ato mbillen dhe kultivohen ne tokat ne brendësi te fshatit. Kjo zone është edhe një burimet e furnizimit te vendeve fqinje kryesisht Greqisë me hashash.