Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Raporti i komisionerit të KE-së Dick Marty për Kosovën mund të ngadalësojë njohjen e pavarësisë së saj, por nuk mund ta pengojë atë. Haxhonasto tha se Shqipëria është e gatshme për bashkëpunim në hetimet që Haga e EULEX mund të ndërmarrin rreth akuzave që Marty adreson ndaj shqiptarëve dhe luftëtarëve të UCK.