Hillari Klinton në Shqiperi (Video)

Për herë të parë Hillary Clinton vjen ne Shqipëri. Avioni i Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton u ul në aeroportin e Rinasit rreth orës 10:30. Pas takimit me Presidentin Nishani e kryeministrin Berisha, Clinton fjalim historik ne Kuvend. Tirana sot është zgjuar “e blinduar” nën masa të rrepta sigurie. Ja rrugët e bllokuara. Ish-të burgosurit politikë tubim para parlamentit, nuk lejohen nga policia. Clinton: A do kryeni dot nismat qe ju jane ngarkuar? Pergjigjet nuk kam, por kam besim tek Shqiperia

Pamje nga vizita e sekretares se shtetit amerikanHillari Klinton ne Shqiperi


Nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton kërkoi që zgjedhjet e vitit 2013 të jenë të hapura dhe të balancuara, me qëllim që populli të krijojë besim te liderët, si dhe Bashkimi Europian, ku Shqipëria kërkon të jetë pjesë, të marrë një mesazh të fortë.Clinton në deklaratën e saj të rëndësishme për vendin tonë, theksoi edhe nevojën për luftën ndaj korrupsionit, si dhe bashkëpunimin mes klasës politike. 

“Unë e di sa të vështira janë zgjedhjet politike dhe vota politike. I bëj thirrje drejtuesve të Shqipërisë, por edhe qytetarëve që të punojnë për të krijuar zgjedhje të suksesshme”, u shpreh Clinton.

Sekretarja amerikane theksoi se në konsolidimin e demokracisë, nuk duhen vetëm zgjedhje të suksesshme, por edhe institucione të forta dhe të paanshme.

Clinton, në fjalën e saj para Kuvendit, theksoi se një problem i madh në shumë vende demokratike është korrupsioni, që tërheq burimet materiale dhe ndëshkon popujt që mundohen të përmirësojnë jetën e tyre.

Kryediplomatja amerikane theksoi një hallkë shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e vendit është bashkëpunimi I udhëheqësve shqiptarë. “Interesat kombëtare janë përpara interesave partiake, politike”, theksoi Clinton.

Me heret Clinton deklaroi në selinë e Qeverisë, se ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Tiranë në ditën e parë të muajit të festimeve për 100 -vjetorin e shtetit shqiptar.


“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë të jenë partner dhe miku juaj, ndërsa ju keni vazhduar të bëni progres, të konsolidoni demokracinë, të hapni ekonominë e të krijoni mundësi për të gjithë popullin tuaj. Ne ju urojmë përzemërsisht për 100 vitet e para dhe presim të çojmë përpara bashkëpunimin e ngushtë për 100 vitet e ardhshme”, tha Clinton, në fillim të takimit me Berishën.

Nga ana e tij, Kryeministri vlerësoi vizitën e sekretares amerikane të Shtetit në këtë vit historik për Shqipërinë, në 100-vjetorin e lindjes së shtetit.

Takimi i pare ishte me presidentin Bujar Nishani ne Pallatin e Brigadave, por perpara nje ceremonie nderimi, zonja Clinton, sipas njoftimit zyrtar i kerkoi presidentit Nishani te shfrytezoje autoritetin e tij kushtetues per te mbeshtetur pershpejtimin e procesit te reformave.

Në Pallatin e Brigadave Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton u nderua me dekoraten me te larte te shtetit shqiptar, Urdhrin e Arte te Flamurit Kombetar, me motivacionin “Për kontribut dhe merita të shquara në mbështetje të Republikës së Shqipërisë dhe kombit shqiptar në të gjitha përpjekjet për përparim e mirëqenie, për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të një shoqërie të lirë e të hapur. Për ndihmën e jashtëzakonshme në anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në NATO, si edhe për mbështetjen e çmuar për Shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008, e cila përmbushi aspiratat e rajonit për liri e dinjitet.

“Ju falenderoj për dhënien këtij nderi të jashtëzakonshëm dhe do të vijoj të bëj më të mirën time për ta merituar plotësisht. Ju e meritoni këtë plotësisht tani dhe në të ardhmen”, u shpreh Clinton.

Ndërsa nga ana e tij, Presidenti Nishani u shpreh: “Përmes kësaj dekorate ne shprehim mirënjohjen për Sekretaren Klinton, qeverinë amerikane dhe për popullin amerikan, të cilët, jo vetëm në sfidat më të vështira të Shqipërisë kanë qenë pranë nesh, po dhe në çdo hap për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit”.

Clinton mbërriti në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ne Rinas, pak pas orës 10.30 minuta. Avioni i zonjes Clinton ka mberritur pak me vonese ne aeroport dhe kjo beri qe axhenda e sekretares te ecte me shpejtesi, duke e shkurtuar takimin me Nishani ne vetem 10 minuta.Gazetaret ne terren flasin se Clinton ka qendruar ne Pallatin e Brigadave, vetem aq kohe sa iu desh te merrte dekoraten, te cilen me heret e ka marre edhe bashkeshorti i saj.

Zonja Clinton u prit ne aeroport nga Ministri i Jashtem Edmond Panariti.

Ne Parlament ne seancen historike ndodheshin vec deputeteve dhe anetareve te Qeverise, edhe ish-presidente, mes tyre edhe Bamir Topi, diplomate, Kryeprokurorja Ina Rama, drejtues te tjere institucionesh, sikurse edhe perfaqesues te Aleances Kuqezi. Mesohet se nje nga dy listat e te ftuarve, ishte hartuar nga vete Ambasada Amerikane, e cila kishte paracaktuar edhe vendet e te ftuarve ne llozhat e Kuvendit.

Pas kësaj, zonja Clinton pati ndalesën e fundit në hotel ‘Sheraton’, ne nje takim mekryetarin e opozitës Edi Rama, e më pas me stafin e ambasadës amerikane. Clinton me pas u nis drejt  Zagrebit, ne etapen tjeter te turit te saj.

Kjo vizite do te shoqerohet me masa te forta sigurie. Policia e shtetit ka njoftuar per te gjitha akset ku do të ndalohet qarkullimi.

Comments are closed.