Në radhën e miqve të mëdhenj amerikanë të popullit shqiptar ishte edhe diplomati George Fred Williamsi, kontributi i të cilit ishte shumë i rëndësishëm dhe përcaktues në periudhën e viteve 1913-1915.
Kush ishte George Fred Williams dhe çfarë bëri për shqiptarët dhe për Shqipërinë?
Në korrik të këtij viti mbushen 79 vite nga vdekja dhe 159 vite nga lindja e George Fred Williamsit, ish mi-nistrit fuqiplotë amerikan në Athinë, që dha dorëheqjen në moshën më të përshtatshme të veprimtarisë së një diplomati, vetëm e vetëm për të mbrojtur interesat e nëpërkëmbura të shqiptarve.
G.F.Williamsi kishte lindur në Ded-ham të Masa-çusetit, më 10 korrik 1852, në një familje me prejardhje gjermane. Studimet fillestare i nisi në vendlindje e me pas i përfundoi në Kolegjin e Harëardit. Me mbarimin e kolegjit, në moshën 18 vjeçare, shkoi në Gjermani, ku asokohe bëhej luftë. Ishte Lufta Franko-Prusiane, që për-fundoi në disfatën e ushtrisë franceze.
Kthehet në SHBA, ku filloi dhe përfundoi specia-lizimin në fushën e diplomacisë. Punësohet pranë Depar-tamentit Amerikan ku shërbeu disa vite.
Pas asaj përvoje pranë Departamentit të shtetit në vitin 1912 dekretohet ministër fuqiplotë i SHBA në Athi-në dhe në Cetinjë të Malit të Zi.
Në fillim të vitit 1914 George Fred Williams caktohet si vëzhguesi amerikan në Komisionin Ndër-kombëtar të Kontrollit për Shqipërinë dhe gjatë periudhës së qeverisjes së princ Vidit. Asokohe përjetoi ngjarjet më barbare të dy luftrave ballkanike, të dy luftrave që për nga shovinizmi që u shfaq dhe u intensifikue gjatë tyre, rrallë se mund të gjenden të ngjashme në historinë evropiane edhe ndoshta dhe në atë botërore. Ai qe dëshmitari i barbarizmave të pashoqe, që kryen ballkanasit me njëri – tjetrin, që kryen ballkanasit ndaj ushtarve turq të shpartalluar, sikur donin të nxirrnin mllefin shekullor të robërisë. Ai qe dëshmitari i dhunës, barbarizmave, vrasjeve masive që kryen grekët ndaj popullsisë shqiptare në përgjithësi dhe në veçanti ndaj asaj muslimane, që faktikisht përbënte mbi 70% të popullsisë shqiptare.
Ai qe dëshmitari edhe i barbarizmave malazeze ndaj kosovarëve në trojet e tyre. Në Ballkanin e lashtë, por të ngatëruar qëllimisht nga evropianët, më të shtypurit, më te vuajtur, më të vrarët, më të syrgjynosur kishin qenë shqiptarët. Andaj edhe G.F..Williamsi u bë mik i shqiptarve deri në fund të jetës së tij, ngaqë donte të ndihmonte edhe të përkrahte ata, në luftën për të drejtat e tyre të nëpërkëmbura – siç shprehej Williamsi.
Pasi u caktua përfundimisht kufiri greko-shqiptar, me protokollin e Firenzes, më 17 dhjetor 1913, Fuqitë e Mëdha i kërkuan Greqisë, të tërhiqte repartet ushtarake të saj, nga Shqipëria jugore deri në kufirin e krijuar rishtazi. Por qeveria e Athinës kishte plane të tjera dhe prandaj nuk u pajtua me këtë vendim. Kryeministri dinak grek, Venizellosi u përpoq të shtynte, sa të kishte mundësi më tepër, afatin 1 mujor të tërheqjes së trupave greke.
Venizellosi deklaroi më 30 dhjetor 1913, se do të tërhiqte ushtrinë nga ato krahina, atëherë kur çështja e ishujve të Egjeut do të zgjidhej në favor të Greqisë, Gjatë kësaj kohe, autoritetet ushtarake greke organizuan në Shqipërinë Jugore, të ashtuquajturen “Levizja Autono-miste e Vorio-Epirit”. Për të maskuar veprimtarinë e reparteve të rregullta të ushtrisë greke, qeveritarët e Athinës kishin krijuar qysh nga vera e atij viti repartet e “Hierolohiteve”(repartet e shenjta), që do të plotësohe-shin nga vullnetarët vorio-epirotë. Nga mungesa e “vull-netarëve vendas, repartet “Hierolohiteve” filluan të plotë-soheshin me oficerë grekë të veshur civilë edhe me bandat e armatosura dhe të organizuara në Greqi, ku u rekurtuan xhandarët e ishullit të Kretës, si edhe banditë të lëshuar nga burgjet greke. Lêvizja për “Autonominë e Vorio-Epirit” filloi një terror shumë barbar, me vrasje masive, të drejtuar kundër shqiptarëve të mbetur jashtë kufirit, që donin të bashkoheshin me atdheun e tyre.
Më 1 mars 1914, ushtria greke, pas premtimeve evropiane për ishujt filloi tërheqjen e saj, fillimisht me
Korçën. Një ditë më vonë në Korçë u futën xhandarët shqiptarë të shoqëruar nga oficerët hollandezë.
Për të konstatuar personalisht edhe për tu bindur qartësisht mbi gjendjen reale të zonave të barbarizmave G.F.Williamsi, në fillim të muajit prill, niset për në Shqipërinë Jugore. Ai zbarkoi në Sarandë, kaloi nëpër Çamëri, doli në Delvinë e më pas në Tepelenë e Gjiro-kastër. Atje, në Hormovë, sipas kujtimeve të nënprefektit të asaj kohe Abedin Nepravishtës, që e shoqëroi atë, u njoh me masakrimin e 70 shqiptarëve muhamedanë, të vrarë nga “Vorio Epirotët”, që në fakt ishin kryer nga xhandarët grekë, si edhe varrimin kolektiv të tyre në një përrua. Madje xhandarët grekë e qëlluan edhe me pushkë prej së largu grupin e G.Williamsit.
Nga Gjirokastra kaloi në Vlorë, ku mbetet i kënaqur me patriotizmin e “parisë” së krahinës dhe të qytetit të Vlorës, që nuk u bënë lojë e tradhëtarit himariot major Spiro Milos, por i mbeten besnik Princ Ë.Vidit.
Më 18 qershor 1914, pasi kishte kaluar gati dy muaj duke udhëtuar nëpër Shqipërinë Jugore, duke parë me sytë e tij, duke dëgjuar me veshët e tij, me dhjetëra e dhjetëra dëshmitarë të barbarizmave greke, mbërrin në Durrës. Atje ai shkoi me detyrën e vëzhguesit amerikan të KNK (Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit), por ngeli i habitur, i deziluzionuar madje i revoltuar me qëndrimin indiferent të anëtarëve të atij komisioni ndaj atyre krimeve barbare.
Për këtë ai vendosi të përpilonte “Promemorien” e tij, ku shkruante: “Seicili anëtar i komisionit rrinte me armë në dorë kundër njëri – tjetrit”, duke nxjerr në pah ndeshjet e interesave të Fuqive të Mëdha në Ballkanin perëndimor.
Ai me tej shkruante se : « Evropa e ka krijuar Shqipërinë e pavarur dhe s’duhet të hedhë poshtë frutet e saj, ndaj ajo duhet ta mbeshtesë atë dhe jo të intrigojë. Një Shqipëri e formuar mbi një plan federativ mund të jetë një kërcenim për Ballkanin. Një Shqipëri e pavarur plotësisht do të inagurojë një epokë të re në Ballkan, duke u zhvilluar normalisht dhe duke fituar prosperitetin, për të cilin ajo ka të drejtë legjitime, sikurse çdo vend i Evropës ».
Me kthimin në Athinë, ai përsëri takoi kryeministrin grek, të cilit i deklaroi, se po të mos i jepej fund tragjedisë komike të Epirit, me cilësinë e ministrit fuqiplotë amerikan, do të dilte para tërë botës, që t’i shpallte publikisht barbaritë e çetave greke të organizuara nga Qeveria e Venizellosit.
Venizellosi si edhe kancelaritë evropiane të lidhura me Aleancën nën emrin Antanta (Rusi, Francë, madje edhe Angli) revoltohen nga kritikat e drejta dhe humane të Williamsit dhe protestojnë pranë Departamentit të Shtetit Amerikan. Ky i fundit i ndodhur para kësaj ndërhyrjeje, porosit diplomatin e saj, që të mos « ndërhyjë » në çështje “delikate” të Ballkanit, si dhe të mos ndërhyje në çështjet e brendshme të Greqisë, pa miratimin e Ëashingtonit. Por G.F..Williamsi ishte i vendosur të luftonte me ngulm dhe të fitonte, në luftën për të drejtat e shqiptarve, prandaj nga fundi i qershorit, ai jep dorëheqjen e « detyruar ». Për kundërpeshë, pikërisht në atë kohë ai shkroi një artikull në gazetën « Daily Telegraph », ku motivonte largimin e tij. Asokohe ai shkruante se : « ishte një detyrë njerëzore, shumë e dukshme, për të shqyer maskën që mbulonte diplomacinë evropiane dhe të ekspozohej fytyra e saj, e mbuluar me gjakun e patriotëve shqiptarë si edhe shikimi i saj i dobët për të shikuar dëshirat e zjarrta për liri, të një race të fortë. U ktheva në Athinë edhe pasi isha i detyruar, e tregova këtë padrejtësi e mungesë humanizmi të Fuqive të Mëdha, dhashë dorëheqjen si ministër i SHBA në Athinë e Cetinje, ngaqë isha i detyruar ta bëja patjetër këtë gjest. Drejtesia dhe e vërteta nuk janë në mbrojtje të vetvetes nëpër sallonet e diplomacisë».
Pas këtij veprimi G.F.Williamsi iu kushtua tërësisht çështjeve shqiptare . Më 24 korrik 1914, gazeta « Dielli » në Boston, botoi një lajm të publikuar një ditë më parë nga e përditshmja « Daily Telegraph », ku shkruhej se ish ambasadori amerikan G. Williams botoi për të tretën herë « Manifestin » e tij, mbi punërat e Shqipërisë, me anën e së cilës godit ashpër Zografon.
« Manifesti » i G.Williamsit botohet në katër numra të revistës « Harper’s Ëeckly», në vitet 1914-të titulluar « The shqypëtarët ».
Artikujt e G.F.Williamsit të shkruara në revistën « Haper’s Ëeckley » tërhoqën vemendjen dhe interesin e piktorit të njohur amerikan William Williard Howard dhe gazetarit B.Peele Willett, të cilët në verën e vitit 1914 mbërijnë në Shqipërinë jugore. Mizoritë dhe barbaritë greke, që ata i panë me sytë e tyre, të dy miqtë amerikanë i kanë pasqyruar me piktura, skica, artikuj në gazetën « The Cristian Work »
Më 1915, ribotohet në revistën « Albania » të Faik Konicës, në Bruksel, në numrat 7, 12 e 16. Jehona e këtyre artikujve ishte e menjëhershme. U organizuan një seri mitingjesh në SHBA. Në të parin miting, më 7 nentor 1915, krahas shumë amerikanëve si Asa French, Pineas dhe Violete Kennedi, Telford Erickson, gjeneralët Hurton dhe De Laney, baroni Redlich edhe shqiptaret e Amerikës Fan Noli, Sevasti e Parashqevi Qiriazi, Kristo Dakon. Rolin organizativ kryesor e luajti G.F.Williamsi dhe Federata «Vatra».
G.F.Williamsi e ndjente veten shqiptar dhe si i tillë antarësohet në Fedaratën “Vatra”. Ajo e zgjedh atë anëtar nderi të kryesisë.
Me miqtë amerikanë të Shqipërisë, G.F.Williamsi në fillim të vitit 1916 grumbulloi ushqime, veshje e këpucë në ndihmë të refugjatëve shqiptarë. Me një vapor të marrë me qira, të cilit, miqtë amerikanë, ia vunë emrin « Albania » i nisën ato ndihma për në Vlorë.
Nê vitet e mëtejshme veprimtaria e Williamsit u përqëndrua në organizimin e miqve të Shqipërisë, për të ndikuar në zgjidhjen e problemeve shqiptare në Konfere-ncën e Paqes në Paris. Për të arritur këtij qëllimi, ato çka kishte shkruar për shqiptarët dhe hallet e tyre, i përmblo-dhi dhe i botoi në vitin 1919, në trajtën e një libri të titulluar sërish “The Shkypëtarët” të përbërë nga pesë kapituj. Në kapitullin e parë ai shtjellonte prejardhjen e shqiptarve, tokën e tyre, zakonet dhe vendasit e asaj toke.
Grate trimëresha shqiptare edhe deri gjakmarrjen. Kuptohet, që këto të dhëna ishin të panjohura, jo vetëm për lexuesin amerikan, por edhe për politikanët evropianë e amerikanë. Në kapitullin e dytë të titulluar “Ngatëresat e Fuqive të Mëdha » demaskon veprën e fëlliqur të diplomacisë evropiane nëpërmes këtyre nënkapitujve :
Përjashtimin e Rusisë nga Mesdheu, Traktati i Berli-nit, Kërkesa e Sërbisë për të dalë në Adriatik, Austria dhe
Italia rivale, Perandoria Sllave, Shqipëria dhe Lufta Botërore, Faji i diplomacisë evropiane dhe diplomacia e shastisur e Evropës. Në këtë kapitull midis të tjerash Williamsi shkruante : « ….shqiptarët nuk kanë vetëm të drejtën e tyre për t`i kërkuar Evropës drejtësi, por t`i kërkojnë asaj edhe dëmshpërblim. Evropa e krishterë është e përgjegjëshme për robërinë dhe varfërinë e popullit shqiptar».
Në kapitullin e tretë trajtohet « Rënia e Qeverisë së Vidit», ku përshkruhen ngjarjet e kryengritjes turkomane të Haxhi Qamilit, ngatëresat në Durrës shkaktuar nga KNK dhe Esat Toptani, masat për shpëtim nga padrejtësitë.
Në kapitullin e katërt shtjellohen luftrat shekullore të shqiptarëve për liri, ndërsa kapitulli i fundit edhe më interesanti, i pari i atij lloji deri më sot, është i titulluar « Çfarë mund të bëjnë SHBA për Shqipërinë?»
Fillimisht trajton problemin nëse kjo është drejtësi apo bamirësi dhe konkludon, se ajo është një drejtësi e mohuar, mbështetur në të drejtat e një kombi të vuajtur me shekuj. Trajton problemin e fatit të një kombi, që po tentojnë ta zhdukin dhe të detyrës kristiane. Detyrat e SHBA ndaj popujve të vegjël e të pambrojtur.
Të gjitha keto paragrafe janë shkruajtur me një drejtësi humane dhe me një ndërgjegje të lartë kristiane. Në atë kapitull Williamsi midis të tjerash shkruante: « SHBA, që ka fatin të ketë një qeveri të një shteti të lirë, e dalë nga vullneti i një populli sovran, të përpiqet të sigurojë përparimin, lulëzimin e këtij populli, i cili e ka treguar disa herë dashurinë dhe respektin për shtetin tonë. SHBA i bie për detyrë, t`i rrethojë shqiptarët me një dashuri njerëzore, që ata nuk e kanë njohur deri më sot, sepse ata kanë në të njejtën kohë elementet e forcës, burrërinë, kurajon dhe njëkohësisht devotshmërinë e tyre të ndërgjegjshme, të ligjshme por edhe të butë».
Delegacioni Amerikan në Konferencën e Paqes në Paris, përveç konsulencës së drejtpërdrejtë prej miqve të Shqipërisë dhe letrës informative, që studentët shqiptarë të Vienes, në fund te vitit 1918 i kishin dërguar Presidentit W.Wilson kishte edhe grupin e këshilltarëve filoshqiptarë. Kêta ishin Will Monroe, Charles R.Crane, Herman Berstein, dr. Telford Erickson, si edhe libri i George F.Williamsit, që u bë si një dokument bazë.
Përpjekjet e delegacionit amerikan u kurorëzuan me sukses dhe populli shqiptar fitoi atë çka po gëzon edhe sot e kesaj dite. Ndryshe, po të kishte triumfuar diplomacia evropiane, ruso-frënge edhe shumë krahina te tjera shqiptare do t`i ishin shkëputur trungut mëmë.
Asokohe G.F.Williamsi shkruante:”Shpresat dhe sytë e të gjithë botës janë drejtuar drejt paqes, në bazë të së cilës duhet të krijohet një vllazërim dhe kooperim intim i frymëzuar nga ndjenjat njerëzore e jo të forcës. Kjo paqe do t’i njohë çdo race e çdo kombi të drejtën e vetëvendosjes dhe të ekzistencës”.
Pas përfundimit të Luftës I Botërore e deri sa vdiq G.F.Williamsi ishte i lidhur ngushtë me problemet dhe hallet e Shqipërisë. Ai merr pjesë në të gjitha veprim-tarite, mbledhjet, festimet me rastin e 28 nëntorit, që organizonin shqiptarët e Amerikës. Veçanërisht për t`u shenuar është festa e përcjelljes për në Shqipëri si ministër fuqiplotë të SHBA, mikut dhe mbrojtësit të interesave shqiptare, Herman Bernstein, në prill të 1930.
Në atë kohë Williamsi aktivizohet intensivisht, që së bashku me miqtë ushtarakë amerikanë të Shqipërisë të legalizonin Shoqatën e ngritur prej tyre si nga Departamenti i Shtetit, po ashtu edhe nga Mbreti Zog.
Kjo veprimtari e lodhi dhe e stërmundoi Williamsin, i cili u sëmur dhe vdiq më 11 korrik të vitit 1932 në spitalin e qytetit të Bostonit.
Veprimtarinë e tij e kishin vlerësuar së tepërmi edhe në Shqipëri. Mbreti Zog në fillim të vitit 1932 e dekoroi G.F.Williamsin me titullin e lartë Kumandar i Urdhërit të Skandërbegut.
Libri i tij, “The shkypëtarët”që luajti një rol tê rëndësishëm në vitet 1916-1921, u përkthye qysh në vitin 1934, nga Shaban Balla, që u pushkatua si nxënës i shkolles amerikane të Harry Fultzit.
Sërish ky liber u ribotua edhe në vitin 1999, por dhe me tekstin original anglisht.