Historiku i Stadiumit Kombëtar Qemal Stafa (VIDEO)

Historia e stadiumit kombetar Qemal Stafa nga viti i ndertimit deri ne ditet e sotme.
Ndeshja e futbollit midis Shqiperise dhe Sllovenisë ishte dhe përballja e fundit e skuadres tone kombëtare ne stadiumin Qemal Stafa. Kryestadiumi i futbollit shqiptar pritet te shembet menjëherë për t’ja lëne vendin tashme ndërtimit te stadiumit te ri me capacitet 30 mije vende kjo edhe pas zyrtarizimit ne mbledhjen e fundit te qeverise për ndarjen e aksioneve mes FSHF dhe Ministrisë se Sporteve.

I ndërtuar ne 7 tetor te vitit 1946 stadiumi Qemal Stafa ka një histori 66 vjeçare ku tifozët shqiptare ka përjetuar shume suksese por edhe zhgënjime. Stadiumi u projektua nga arkitekti fashist Gerardo Bozio me një kapacitet prej 15 mije vende për një popullsi prej 60 mije banoresh. Galaco Ciano vendosi simbolikisht gurin e pare ne gusht te vitit 39, punimet zgjaten katër vjet dhe u ndërprenë pas kapitullimit te Italisë fashiste. Pas luftës se dyte botërore 400 punëtore dhe 150 vullnetare përfunduan ndërtimin e stadiumit duke marre edhe emrin e heroit kombëtar Qemal Stafa. Stadiumi u përuruar ne 7 tetor te 46 kur u organizua kupa ballkanike e fituar nga kombëtarja shqiptare. Me rastin e 30 vjetorit te çlirimit stadiumi u zgjerua me një kapacitet prej 30 mije vendesh ndërsa u ble edhe një ekran elektronik nga Hungaria. Qemal Stafa ishte baza e ekipit kombëtar qe ka arritur dy nga fitoret historike me Belgjikën 2-0 dhe Greqinë 2-1. Gjithashtu ne këtë stadium luajte për shume vite Tirana, Partizani dhe Dinamo te cilat rrëmbyen trofe te shumta por arritën edhe suksese ne nivelet ndërkombëtare. Ne këtë stadium Partizani mundi Torinon, Celtikun Austrine e Vjenës. Dinamo u përball me Ajaksin, Sportingun Aberdinin dhe Olimpikun e Marsjes. 17 nëntori e me pas Tirana barazoi me Ajaksin, eliminoi Dinamon e Bukureshtit ndërsa u mund nga Bajerni i Munihut.

Comments are closed.