Kishat ne Hollandë po bëhen gjithnjë e më pak , pritet që deri në vitin 2018 në të gjithë vendin të mbesin vetëm 1200 të tilla.
Mesatarisht dy kisha mbyllen çdo javë në Hollandë, duke grumbulluar kështu qindra objekte kulti, të cilat po magazinohen në famullitë katolike në vend.
Famullitë e varfra në Amerikën Latine po përpiqen të përfitojnë nga situata dhe të marrin punimet e artit dhe objektet e kultit nga Hollanda për të pajisur kishat e tyre. Për vite me radhë, Dioqeza e Hertogenboshit dhe Einthoveneganit ishin përpjekur të gjenin një shtëpi të re besimtarësh për sendet e tyre që nga pajisjet prej ari dhe argjendi të përdorura për meshat, ashtu edhe për stolat prej druri. Tashmë, një katedrale në Republikën Domenikane krenohet me një altar mermeri nga një kishë në Einthoven, ndërsa ish-kisha ku gjendej më parë ky altar, po kthehet në një qendër shëndetësore.
“Është shumë e lehtë për ta kthyer një kishë në një bibliotekë, një librari, ndoshta një restorant, por ndonjëherë është shumë e vështirë. Disa njerëz mund ta mendojnë të pakëndshme darkën në një restorant që më parë ka qenë një kishë “ – u shpreh arkivisti Eugene van Deutekom.
Ndryshimet në Holandë janë pjesë e një zhvendosje të madhe globale – në vitin 1900, dy të tretat e katolikëve të botës kane jetuar në Evropë. Tani, me rënien e besimit në Evropë, dy të tretat e tyre janë gjetur në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi. Kishat ne Hollandë po bëhen gjithnjë e më pak , pritet që deri në vitin 2018 në të gjithë vendin të mbesin vetëm 1200 të tilla. Pjesa më e madhe e kishave që janë mbyllur janë shndërruar në librari qendra shëndetësore, restorante apo dhe apartamente. tvklan/peqini.com
Danimarkë: Pritet mbyllja e mbi 20 kishave
Në vitet e ardhshme në Danimarkë pritet të rritet numri i kishave të mbyllura, duke qenë se ka rënie të numrit të besimtarëve dhe të frekuentuesve të tyre.
“Kemi mbinumër të kishave. Dendësia e kishave nuk korrespondon me popullatën dhe numrin e frekuentuesve të tyre. Në disa vende madje nuk mbledhim dot as një famulli”, pohon peshkopi Peter Skov-Jakobsen.
Peshkopi vijon duke e përshkruar mbylljen e objekteve fetare si një “proces të dhimbshëm”, pasi sipas tij ka ende shumë njerëz “të lidhur me kishën”.
Por mbyllja e këtyre objekteve përbën tashmë realitet për Danimarkën, i cili ka dalë më parë në opinionin publik gjatë debatit e zhvilluar në muajin shkurt nga funksionarët e kishës, kur u vu në dukje se në shumë prej kishave meshat mbaheshin përpara sallave të zbrazëta.http://nordjyske.dk/peqini.com/