Home Aktualitet Homoseksualët paradë në Tiranë, myslimanët tubim për vlerat e familjes

Homoseksualët paradë në Tiranë, myslimanët tubim për vlerat e familjes

301
0

Aktiviteti i lajmëruar i komunitetit LGBT në 17 maj mund të hasë në një tjetër pengesë. Forumi musliman shqiptar ka njoftuar se po në këtë ditë dhe madje në të njëjtën orë, do të organizojë një manifestim me rastin e ditës së familjes. Roald Hysa, sekretari i Forumit, sqaron për “Vizion Plus” se aktiviteti synon të sensibilizoje shoqërinë për vlerat që mbart familja, pa mohuar faktin se është edhe një lloj proteste ndaj homoseksualëve që sipas tij, pretendojnë se po diskriminohen. Hysa sqaron se aktiviteti do të zhvillohet në sheshin para Galerisë së Arteve dhe parkut “Rinia”, ndërsa për zhvillimin e tij kanë marre leje në polici. Ndërkohë, policia ka marrë masa edhe për aktivitetin që shoqata pro- LGBT do te zhvillojë ditën e nesërme. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se aktiviteti, sipas lejes së dhënë, pritet të zgjasë rreth 3 orë, ndërsa do te zhvillohet ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për këtë arsye në këtë orar policia, si në çdo aktivitet tjetër të ngjashëm, do të bllokojë qarkullimin, ndërsa ka marrë masa për shmangien e çfarëdolloj incidenti apo përplasjeje.