Ibrahimovic nuk ndihet mire ne Itali, deshiron te kthehet ne Itali, por te cila skuader
Gazeta sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Zlatan Ibrahimoviç pas 8 muajve jetese në Paris do të ishte gati të largohej nga kampionati francez. Pavarësisht se konsiderohet një yll, mungon lidhja me ambientin me tifozët dhe me median të cilat e kanë akuzuar rëndë.
Kritika të cilat janë lidhur edhe me faktin që familja e tij nuk ndihet komode në Paris, kërkojnë kthimin në Itali. Për këtë arsye një rikthim i tij në kampionatin më të bukur në botë nuk përjashtohet pasi dhe Ibrahimoviç ka deklaruar: “PSG nuk është ndalesa ime e fundit. Futbollit nuk i dihet dhe Italia është shtëpia ime e dytë.”