Home Lajme Sport Ibrahimovic, lojtari më i paguar në botë, tek Manchester City?

Ibrahimovic, lojtari më i paguar në botë, tek Manchester City?

274
0

Manchester City besohet t’i ketë ofruar sulmuesit të Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, një kontratë katërvjeçare të vlefshme rreth 607 mijë euro në javë. Suedezi do të bëhej futbollisti më i paguar në botë, duke fituar 29 milionë euro në stinor, shumë më shumë se sa superyje si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Kaka. Sipas The Sun, zyrtarët e Cityt ia kanë bërë ofertën Mino Raiolas, agjentit të Ibrahimovic, për t’i treguar atij se sa shumë e dëshirojnë Ibrën në Angli.
“City ka treguar se sa shumë e dëshiron Ibrahimovicin dhe, edhe pse ai është mirë i paguar te Barcelona, kjo ofertë është e një niveli tjetër. Kjo ka bërë që ai të mendojë edhe njëherë, sidomos për shkak se nuk është i lumtur me formën e tij te Barcelona. Ideja e të qenit pjesë e krijimit të një superklubi, për të sfiduar më të mirët në Europë, është gjithashtu tërheqëse. City duhet të arrijë marrëveshjen me Barcelonën, para se të shkojë tutje, por ekziston një ndjenjë se gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”, – ka thënë një burim pranë Ibrahimovic.



http://www.sportishqiptar.com.al/ibrahimovic-lojtari-me-i-paguar-ne-bote-tek-manchester-city/