Home Aktualitet Ilir Meta presidenti i ri i Shqiperise?

Ilir Meta presidenti i ri i Shqiperise?

402
0

ilir meta presidentTiranë – Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, nuk përjashtoi mundësinë që edhe Ilir Meta të jetë një kandidat potencial për t’u bërë President i vendit.

Në një dalje për mediat Rama tha se Meta mund të jetë një kandidat konsesual për të drejtuar presidencën.

“Ne do të vijojmë të respektojmë dhe të jemi korrekt me përmbushjen e paktit bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike. Pse jo, ligji, Kushtetuta, parashikon të drejtën dhe kriteret kush mund të kandidojë për të qenë kryetar i shtetit. Nga kjo pikëpamje LSI-ja nuk e përjashton veten nga e drejta që të kontribuojë me të gjitha kapacitetet dhe aftësitë e veta në të mirë të realizimit të zgjedhjes konsensuale të presidentit të Republikës”,- deklaroi Luan Rama.

Ambicjen e hapur pë t’u bërë President i vendit deri më tani e ka shpallur ish-kryeministri dhe lideri historik i së majtës, Fatos Nano, i cili brenda pak ditësh ka takuar të gjithë liderët e partive parlamentare. Ditën e djeshme, Nano i prezantoi kryeministri Berisha platformën e tij për në krye të shtetit, por sipas njoftimeve nga kryeministria, ai nuk i dha mbështetje./Start/peqini.com/