Home Aktualitet Incidente në Peqin, nuk lejohet vendosja e flamujve të PS-së

Incidente në Peqin, nuk lejohet vendosja e flamujve të PS-së

470
0

Vendosja e flamujve ka shkaktuar një tjetër incident këtë fushatë zgjedhore. Këtë radhë, incidenti ka ndodhur në qytetin e Peqinit. Mësohet se punonjësit e bashkisë nuk ka lejuar vendosjen e flamujve të PS-së, çka ka sjellë edhe reagimin e militantëve të PS-së.

Këta të fundit kanë kërkuar nga ana e policisë që të lejojë vendosjen e flamujve, pasi kjo është një e drejtë që e lejon ligji. Situata është tensionuar së tepërmi, pasi simpatizantët e PS-së kërkojnë që të lejohen flamujt e kësaj force politike.

Deputeti i PS-së, Skënder Hasa, ka thënë  se gjithë qyteti i Peqinit është mbushur me flamuj dhe banderola të PD-së, ndërkohë që punonjësit e bashkisë nuk kanë lejuar vendosjen e asnjë simboli të PS-së.

“Kemi ditë që kemi bërë kërkesë në bashki për vendosjen e flamujve, por kjo kërkesë është anashkaluar nga punonjësit e bashkisë” theksoi Hasa.

Incidentet gjatë kësaj fushate zgjedhore arritën kulmin dje në Bathore dhe Kamëz, ku u desh ndërhyrja e policisë, për të shmangur një përplasje të dhunshme dhe masive të militantëve të PD-së dhe PS-së.