Përkeqësohet situata në sektorin e ndrëtimit. 22 % është rënia që ka pësuar kjo degë e ekonomisë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2010. Shifra e fundit e publikuar nga Instituti i Statistikave tregon për krizën që ka mbërthyer ndërtimin tashmë prej tre vjetësh. Rënie ka pësuar edhe sektori i posta-komunikacioneve.