Home Lajme Sport Interi refuzon 26 milionë për Maicon

Interi refuzon 26 milionë për Maicon

245
0


Real Madridi është kthyer edhe njëherë në tavolinën e krijimit të planeve, pasi që oferta e fundit prej 26 milionë euro për Maiconin është refuzuar nga Interi.

La Gazzetta dello Sport pohon se rritja nga 24 në 26 milionë e ofertës për Maicon nuk ishte asgjë tjetër pos një tentim i kotë, pasi që bosi Nerazzur, Massimo Moratti, përsëri u tregua i çeliktë duke mos dëgjuar fare për ofertën e lëre më ta shqyrtojë atë.

Agjenti i lojtarit, Antonio Caliendo, ka thënë se kontrata e Maicon nuk është e vështirë për t’u sajuar, por Massimo Moratti po kërkon 30 milionë euro në dorë dhe nuk dëshiron të dëgjojë më tutje.




http://shqiplajme.com/interi-refuzon-26-milione-per-maicon/