Home Extra Interviste Interviste me Agron Llakaj, Shqiperia nje realitet i dhimbshem

Interviste me Agron Llakaj, Shqiperia nje realitet i dhimbshem

586
0

Agron Llakaj, fytyra e humorit shqiptar. Biseda për “Al Pazar” dhe politikën me Agron Llakajn. Thashethemi? Një ofertë për kandidat të PS-së në Tepelenë..

Agron_Llakaj_al_pazar

Me hitin e “Al Pazar” Agron Llakaj kalon shumë situata dhe jep përgjigje. Agron Llakaj, është fytyra e humorit shqiptar dhe jo rastësisht ndodhem sot në një tavolinë me të, duke folur për fenonemin Grillo në Itali dhe disa thashetheme të fundit për Llakajn në Shqipëri.
E shikon çfarë është në gjendje të bëj një komedian?- i them unë.
-Nuk jam dakord me Grillon. Ai e bëri çorap italinë. Ç’kuptim ka një herë? – Futem në lojë dhe pasi kam fushën edhe topin nuk di pse jam aty ose them:- Jo! Pse, do luaj unë?
Kështu e përshkruan lëvizjen e homologut të tij italian Beppe Grillo i cili siç Llakaj, mirë e tha, e ka bërë situatën politike çorap.
Para se të takoheshim me LLakajn, në “Top Albania radio” dëgjoj një lajm me përmbajtje humori se pas përjashtimit nga lista për deputet i PS në Tepelenë, Agron Llakaj do të formojë lëvizjen alla Beppe Grillo në Shqipëri. Por gjatë rrugës time me makinë kuptoj që nuk qenka vetëm humor, pasi një mik më rrëfen në telefon se Agron Llakaj ka një ofertë nga PS për të kandiduar në Tepelenë për të majtën.
Thashethem apo i vërtetë, nuk e di por mendjen e kam që ta pyes pikërisht për këtë gjë.
Fillimisht flasim për “Al Pazar”. Në tavolinë me ne ndodhet edhe njëra nga aktoret që është gjithmonë pjesë e shoë të Llakaj. Rudina, është aktorja që imiton Jozefina Topallin. Pak më tutje, është Behar Mera i cili kur sheh Agronin që po ngrihet nga tavolina për tu zhvendosur në zyrë, bashkë me mua, beson se do fillojnë provat.
Agroni duket i butë më aktorët e Al Pazar. Une dhe ai njihemi ne distancë, dhe jemi aq të njohur sa mund të jenë dy njerëz, që janë përshëndetur dikur në ashensorin e së njejtës punë. Dikur, kur të dy punonin në Top Channel.
Ai ka veshur një triko blu dhe thinjat i janë shtuar disi nga ajo kohë, por e bëjnë më të këndshëm. Vjen shumë era parfum, dhe batutat shoqërojnë cdo detaj të bisedës.
-Ne dy pole i kemi. C’na duhet një i tretë? Bën një mimikë, dhe me nje lëvizje të duarve konfiguron polin e tretë, duke evituar një fjalë të pistë.
E kam thënë edhe në “Al Pazar”. Dy pole i kemi. Ç’na duhet një i tretë po njerëzit le ta mendojnë vetë.
Në “Al Pazar” ka shumë politikë Agron. A mos ndoshta kjo tregon se pak ju pëlqen edhe ju politika? Ndoshta është e vërtetë që keni nje ofertë nga PS për të kandiduar në Tepelenë? Do pranonit?
Jo, nuk kam patur dhe deri në këto moment që flasim nuk kam asnjë propozim të tillë. Por, edhe sikur të kisha, nuk do pranoja! Jam deputet, kryetar e kryeministër në “Al Pazar”. Ndihem i pushtetshëm e i mjaftueshëm aq sa duhet, në punën time. Pastaj, e ke vënë re që aty bëhet politikë. Ironizojmë, sulmojmë dhe sensibilizojme, jo vetëm qytetarët për qeverisjen, por edhe për mangësitë që mund të vijnë nga opozita. Nesër të ndryshojë pushteti, unë si Agron Llakaj lenten do ta mbaj të zmadhuar.
Artistët duhet të luajnë rolin e tyre. Me keqardhje them, se edhe artistët nuk janë në rrugën e duhur. E kuptoj se të gjithë kanë preferencat e tyre dhe nuk i referohem zgjedhjeve që ata bëjnë, por për arsye madhore ata duhet të reagojnë së bashku.
“E di që ata që do lexojnë këtë shkrim do thonë:-Kush është ky, që po na jep leksione për politikën”- i paraprin ai kështu një qëndrimi që do të mbajë pak më poshtë.”
Ky vend ka nevojë për një erë të re. Dhe unë unë këtë erën nuk e shoh tek FRD apo AK”- Duke e shoqëruar me një mimikë serioze pak “neveritëse”.
Bamir Topi ka qënë 20 vjet pjesë e PD. 5 Vite President, dhe vetëm vitin e fundit sikur u tonifikua një çikë në qëndrime. S’ka bërë asgjë për kritikat që lëshon sot. Flet për drejtësinë dhe i vjen keq për komisarët që vriten dhe për vendime të padrejta të gjykatave. Ku ishte ai, kur emëroheshin gjykatës të tillë? Ishte aty! Po Kreshnik Spahiu ku ishte? Nënkryetar i KLD. Çfarë bëri? Emëroi! Ja pra këta njerëz nuk mund të më sjellin mua ndryshimin që dua.
Edi Rama mundet të ta sjell?
Dhe pa nisur ende Agroni të flas, e parandjej sesi do ta nis fjalinë. Me gjasë do ta nis me një por, ose të llojit: Shiko mund të kem vërejtje, por ai ka këtë dhe atë. Shumë njerëz që e mbështesin liderin socialist më së shumti për vizionin dhe menaxhimin që dëshmoi më Tiranën, e kanë një presje në fillim të qëndrimit ndaj tij. Sigurisht as Agroni nuk “zhgënjen” duke nisur kështu: Shiko unë mund të të them që disa gjëra s’më pëlqejne tek ai, por them të provohet. Edi Rama duhet provuar, më pas do të jemi me lente edhe për atë.
Pse e meriton të provohet ai? E pyes unë me tundimin për të mësuar diçka më shumë prej Llakajt.
“Është 20 vjet më i ri se Berisha, o Mira. Ka treguar se di dhe se do! Shiko Tiranën”!
Por mos më thuaj, e ngacmoj unë se Berisha (gjithmonë nëse do të humbasë ose largohet)nuk do të të mungojë? Aq shumë sa e ke imituar duket sikur edhe të frymëzon.
Sepse, besoj shpesh, se urrejtja nga disa personazhe publikë ndaj doktorit, është një punë edhe argëtuese për ta,-i them unë.
“Po Berisha ka filluar tregon barcaleta në mbledhje grupi dhe bën mirë që bën humor. Por dua shumë që ai të na tregojë të gjithëve se është demokrat dhe se di të largohet. Unë nuk i mohoj Berishës punët e mira, sepse sigurisht në 8 vite ka bërë edhe punë. Por nuk mund ta kemi mbret që të na rrijë mbi kokë gjithë jetën. Gjysmën e jetës e kaluam me Enver Hoxhën tani kemi 20 vjet me Sali Berishën, të cilin e vlerësoj për betejat e fituara pavarësisht mënyrave. Ai mbetet një politikan shumë i zoti”.
-Pak a shumë njerëzit në këtë vend ndahen në hilet e doktorit dhe pasionin e “tepërt” të Ramës. Është shndërruar në një stereotip. Por unë dua që ta pyes atë për këtë erën e re që duhet të jetë kaq e mirë sa edhe parfumi i tij, që ka pushtuar të gjitha molekulat e ajrit të zyrës.
-Pse mendon që s’ka erë të re? Rama po sjell e fton vazhdimisht të rinj. Madje me vijnë disa emra si Erjon Veliaj, Saimir Tahiri. Në PD Gert Bogdani, ministrja e Integrimit, është gjithashtu një grua e re. Pra ka njerëz të rinj ngado.
Ndërsa unë përmend emra, Llakaj lëkund kokën dukë treguar se asnjërin nga emrat që unë rreshtova, nuk i simpatizon.
“Kanë treguar tragjikisht se janë si ato zogjtë e klloçkës që kur i fut në sqetull këndojnë si klloçka. Është e tmerrshme si janë kthyer të gjithë këto emra në besnik të partisë, adhurues të idhujve. Kur flas për diçka të re kam parasysh njerëz që mendojnë pa idhujt përpara tyre.
Ndoshta njerëz si Erjon Braçe?
Po Erjon Braçe është një rebel simpatik?
Po në PD ka një Braçe? E pyes unë.
-“Jo dhe më vjen shumë keq që nuk ka! Ka rikthyer Eduard Selamin, por ç’mund të sjellë pardesyja gri e Selamit? Asgjë! Ndoshta Dashamir Shehi po. Gjithmonë e kam vlerësuar fjalën e tij. Po Selami është një bllof.
Çfarë e ndryshon fatin e këtij vendi?
Qytetarët Mira, vetëm qytetarët. Ata duhen të ndalojnë se bëri tifozërinë e politikës. Interesi më madhor në këtë jetë është familja jote. Përpiqem ta them shpesh, në “Al Pazar” këtë gjë. Është e vështirë që shqiptarët t’i ndërgjegjësosh, por gjithkush duhet të bëjë pjesën e tij. Vetëm kur shqiptarët do jenë tizofët e familjes së tyre atëherë ky vend do përmirësohet. Realiteti në këtë vend nuk është i dhimbshëm, por i dhishëm- përfundon ai fjalinë, me një rebelizëm që duket sikur nuk fal më! Do ta shkruaj këtë që the i them edhe pse është pak e rëndë,-i rrëfej unë.“Ta shkruash që çke me të” . -Nuk na vjen e keqja nga fjalori apo fjalët, por kur e qepim gojën.
-Ke parë ndonjëherë ti Mira të dalin në greva punonjësit e administratës. Vetëm ish të përndjekurit dhe minatorët bëjnë greva në këtë vend. Është sistemi i tillë që të gjithëve ju është mbyllur goja. “Një vajzë që punon më mua këtu në “Al Pazar” dhe merr opinione të njerëzve në rrugë, takoi një burrë me 4 fëmijë dhe vetëm me një rrogë në shtëpi. “Rroftë Sali Berisha” thoshte zotëria. Po familja? Po fëmijët që duhen të ushqehen e shkollohen? Kjo kultura pra, duhet shfarosur. Një erë e re që nuk na lë në të njëjtën plagë.
Jemi nje vend i varfër dhe është dramatike që fushata ka nisur 6 muaj përpara. Të gjithë e kanë mendjen si të kapin një pozicion të mirë në listë” -përfundon Llakaj.
-A mendon Agron se është gati butaforike kjo që ndodh? Dhe pse njerëzit që kërkojnë ndryshim duhet medoemos të jenë deputetë. Nuk e kam kuptuar, dhe vazhdoj të mos e kuptoj një intelektual që kërkon të jap për vendin e tij vetëm duke u bërë deputet. Mund të jesh pjesë e frymës, pjesë e punës, pjesë e tortës së ndryshimit dhe jo e tortës që do hash vetë. Më duket dritëshkurtësi dhe një presion i padrejtë mbi kryetarët e forcave politike. Kushdo qofshin ata edhe pse në PD nuk e shqep askush gojën, por Edi Rama, Ilir Meta, e të tjerë kryetarë partish nuk duhet të mendojnë për listat se sa për programet. Si gazetare nuk solidarizohem me ata që rrinë me frikë nëse do jenë sërish në lista ose jo. Nëse e meritojnë apo jo. Nuk më intereson aspak. Këtu flitet për vendin tim dhe mendoj që ka diçka përtej këtij interesi të vogël e meskin. Është Shqipëria ajo era që po flet edhe Llakaj.
“Kë të drejtë më kthehet Agroni por nuk është aq e thjeshtë. Përzgjedhja duhet të jetë në bazë kontributi real. Megjithatë nuk dua të jap leksione për diçka që s’më përket. Do doja që të ndryshonin shumë gjëra në këtë vend. Por ta thashë më lart realitetin si është dhe e mbyll me një buzëqeshje të ngashëryer në një trishtim të lehtë.
Ju ndoshta nuk do ta besoni, por Agron Llakaj ishtë shumë simpatik edhe kur fliste seriozisht, madje gati konkurues me atë Agronin që ju shihni çdo të shtunë.
E pyeta sigurisht edhe nëse kish mall për “Top Channel”, por e mbylli me dy gërma:-Jo!