Papa i ri ka pasur te dashur ne moshe te re te cilen e ka propozuar per martese qe ne moshen 13 vjecare, por ajo ka refuzuar duke e shtyre ate te behet prift.
Papa i parë nga Amerika Latine mund të ketë qenë një ‘latin lover’. Një ish- e dashura e tij, me të cilën njiheshin që në fëmijëri, thotë se ajo mund ta ketë shtyrë të hynte në kishë.
Amala Damonte, 76 vjeç, thotë se u shokua kur mësoi se ai u bë Papë.
“Ngriva përpara televizorit. Nuk e besoja dot se Jorge ishte bërë Papë,” tha ish- e dashura e tij.
Ajo thotë se ishin 13 vjeç, kur ai i propozoi për martesë.
“Më tha se do martohemi dhe do të të blej ty një shtëpi të bardhë, ku të jetojmë bashkë. Më tha se nëse e refuzoja, do të bëhej prift. Për fatin e mirë të tij, unë thashë jo,” thotë Damonte, që sërish jeton pranë shtëpisë së fëmijërisë së tij.
Megjithatë ekziston mundësia që ajo të mos ketë qenë e vetmja femër në jetën e tij, pasi ai ka pranuar në një intervistë në vitin 2010 se ka pasur një të dashur, me të cilën pëlqente të kërcente tango.